Kontrata në vlerë prej 3 milionë eurosh për telefona zyrtarë për administratën shtretërore të RMV-së, abonimet arrijnë edhe deri më 2.400 denarë për linjë
Për blerjen e telefonave celularë, gjegjësisht për abonime për zyrtarët dhe punonjësit në administratën shtetërore, në organet komunale, agjencitë, ndërmarrjet publike, spitalet, institucionet shëndetësore, fakultetet, shkollat e mesme, vetëm për pesë muaj janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 175.199.882 denarë, ose 2,9 milionë euro para të shtetit, raporton Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. SAKAMDAKAZHAM.MK i analizoi kontratat […]


Për blerjen e telefonave celularë, gjegjësisht për abonime për zyrtarët dhe punonjësit në administratën shtetërore, në organet komunale, agjencitë, ndërmarrjet publike, spitalet, institucionet shëndetësore, fakultetet, shkollat e mesme, vetëm për pesë muaj janë nënshkruar kontrata me vlerë prej 175.199.882 denarë, ose 2,9 milionë euro para të shtetit, raporton Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.
SAKAMDAKAZHAM.MK i analizoi kontratat e lidhura nga muaji janar deri në muajin maj të vitit 2025 për shërbime të telefonisë celulare dhe për internet të publikuara në uebfaqen e “e-prokurimi”. Shuma prej 2,9 milionë euro për abonime dhe telefona celularë në kurriz të shtetit është shqetësuese edhe më shumë nëse e marrim parasysh se këto janë prokurime publike të lidhura vetëm nga një pjesë e vogël e organeve dhe institucioneve shtetërore, të cilat janë me mijëra.
Në këto kontrata nga muaji janar deri në muajin qershor ka vetëm 3-4 komuna, vetëm disa ndërmarrje publike. Nuk janë përfshirë komunat e tjera, ministritë, ka vetëm një agjenci, disa spitale, nuk janë as fakultetet shtetërore. Këtu nuk janë përfshirë deputetët, gjykatësit apo prokurorët.
Në këto nuk është përfshirë as Ministria e Punëve të Brendshme, e cila është një nga ministritë me numrin më të madh të punonjësve me rreth 12.000 punonjës. Me ato abonime dhe shërbime, të cilat janë lidhur paraprakisht, kjo shumë është për disa herë më e lartë.
Të gjitha institucionet që nuk janë në kontratat për prokurimin publik të telefonave në pesë muajt e parë të këtij viti kontrata me operatorët celularë kanë lidhur vitin e kaluar ose vitin paraprak. Ato i lidhin për një afat kohor prej dy vjetësh, kështu që ato kontrata që janë lidhur nga viti 2023 fillojnë të skadojnë këtë vit. Që do të thotë se këto 2,9 milionë euro për telefona celularë, internet dhe paketa abonimi do të rriten për çdo ditë me skadimin e kontratave të dy viteve më parë.
Në disa nga kontratat janë përfshirë edhe shërbime interneti dhe ky është një zë më i vogël.
Nga kontratat e publikuara mund të shihet se ka edhe nga ata që e blejnë paketën më të shtrenjtë vetëm për të marrë subvencione të mëdha dhe për të marrë falas telefona më të shtrenjtë. Kështu, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) përveç atyre të më të lira, ka blerë edhe një paketë të shtrenjtë për 17 linja me një abonim mujor për secilën prej tyre prej 2.340 denarësh (pa TVSH).
ASHMAA ka lidhur një kontratë për telefoni celulare me vlerë prej 2.950.000 denarë për punonjësit e saj.
Qytetarët i paguajnë edhe telefonat e ISHP Qendra e Shëndetit Publik – Prilep 295.000 denarë, NP Boshava – Demir Kapija 295.000 denarë, Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi telefona në vlerë prej 236.000 plus 188.800 denarë, ISHP Instituti i Mjekësisë Transfuzive i Republikës së Maqedonisë Shkup 3.186.000, Kopshtit të fëmijëve Rade Jovçevski Korçagin – Shkup 200.000 denarë, NP e Kullotave – Shkup ka lidhur një tender për telefoni celulare në vlerë prej 1.600.000 denarë.
FSPI, gjegjësisht Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut ka blerë telefona celularë dhe abonime për 2.950.000 denarë, ndërsa në një tender tjetër plus 4.248.000,00 denarë. ISHP Klinika e Dermatologjisë – Shkup për 212.000 denarë. Shoqëria për Furnizim me Ngrohje ESM FURNIZIMI ME NGROHJE SHPKNJP Shkup ka shpenzuar 1.180.000, plus 708.000 denarë. ShA Ujësjellësi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pronësi të shtetit Shkup për telefoni celulare ka shpenzuar 2.756.000 denarë, Fakulteti i Makinerisë Shkup 2.124.000.
Komuna e Strugës ka blerë paketa abonimi, gjegjësisht telefona celularë për 3.400.000 denarë, ndërsa NP “Komunalja” Strugë për 590.000 denarë.
Ndërmarrja “Eremja” për 200.600 denarë, OSHP Shtëpia e Shëndetit Akademik Prof. dr. Dimitar Arsov – Kriva Pallankë 1.180.000 denarë. Institucioni Kombëtar “Vera e Ohrit” – Ohër 708.000 denarë, NP “Komunalec” – Negotinë 967.600, ISHP Klinika Universitare e Kirurgjisë së Fëmijëve 2.832.000 denarë për telefona celularë.
Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike – МЕМО SHPKNJP Shkup ka shpenzuar 4.084.000 denarë para të shtetit për telefona celularë për punonjësit e tij. Rektorati i Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup ka shpenzuar 1.770.000 denarë për telefoni celulare. NP “Komunalec” – Kriva Pallankë 1.062.000 denarë, ISHP Instituti i Mjekësisë së Punës i Republikës së Maqedonisë – Shkup 944.000, NKP Gazi Baba-2007 1.190.000 denarë, INK IDRIZOVË 1.534.000, plus edhe një në vlerë prej 1.180.000 denarë.
Fondi i Inovacionit kishte dy tenderë për telefona celularë, një në vlerë prej 1.416.000 dhe një në vlerë prej 826.000 denarë, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik ka shpenzuar 708.000 denarë, Fakulteti i Shkencave Informatike dhe i Inxhinierisë Kompjuterike 1.770.000 denarë, Ministria e Administratës Publike 708.000 denarë dhe ShA për Menaxhimin e Hapësirave Afariste në Pronë Shtetërore 590.000 denarë, plus një tender tjetër në vlerë prej 1.770.000 denarë.
IP Klinika Universitare e Neurokirurgjisë 1.478.000, Komuna e Vasilevës 1.451.400, NKP “Pazar” Prilep 342.000, Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut ShA Shkup 1.534.000, Komuna e Shuto Orizares 650.000, Komuna e Gjevgjelisë 1.699.200, IKN Burgu – Shkup 1.180.000 denarë, Institucioni Shëndetësor Publik SHTËPIA E SHËNDETIT SHKUP 3.776.000, HECM “Lukar” SHPKNJP Kavadar 236.000, QShK ”Boro Petrushevski” e Qytetit të Shkupit 354.000, Komuna Aerodrom 2.200.000, Shkolla Fillore “Kirili dhe Metodi” – Makedonska Kamenicë 398.840 , SHMQSH Arseni Jovkov – Shkup 472.000, Institucioni Kombëtar Teatri i Dramës Shkup 354.000 plus 14.000, Institucioni Shëndetësor Publik Klinika Universitare e Kirurgjisë Digjestive 1.600.000, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim 2.600.000, NP “Komuna” Krushevë 519.000, Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 17.700.000 plus 17.700.000 për shërbime dhe mirëmbajtje, NP “Pyjet Kombëtare“-Shkup 7.670.000, Institucioni Publik Komunal – Kopshti i fëmijëve ”11 Tetori” 740.000 denarë, Komuna Rosoman 177.000 denarë plus 1.000.000, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve 4.130.000, SHMQSH “Cvetan Dimov” – Shkup 590.000 denarë, Agjencia e Komunikimeve Elektronike 9,5 milionë denarë, IShP Shtëpia e Shëndetit-Radovish 401.200 denarë, Kopshti i Fëmijëve ”Rosica“- Gjorçe Petrov – Shkup 354.000, Ndërmarrja Komunale Publike “Mali i Zi i Shkupit” – f. Mirkovci 236.000, Komuna Sopishte 1.100.000, ISHP Qendra e Shëndetit Publik – Shkup 944.000, NKP “Komunalec” – Prilep 1.770.000, Komuna e Krushevës 708.000, ISHP Klinika Universitare e Neurokirurgjisë 94.000, Komuna e Novo Sellës 472.000, Komuna e Çuçer Sandevës 708.000 denarë, Komuna e Çairit 354.000 plus një tender të madh në vlerë prej 4.366.000 denarë.
IKP Enti Hidrobiologjik – Ohër 542.000, Komuna Qendër 6.000.000, ESM SHITJE SHPKNJP Shkup 1.062.000, Republika e Maqedonisë, Universiteti “Sh. Klimenti i Ohrit” – Manastir, Fakulteti Ekonomik – Prilep 1.416.000, 723.000 denarë, 186.000, ISHP Spitali Special i Geriatrisë dhe Mjekësisë Paliative “13 Nëntori“ – Shkup 1.180.000, Komuna Rankovce 300.000, Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi” Fakulteti i Mjekësisë Shkup 4.012.000 denarë, Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe i Ushqimit – FSHBU Shkup 1.180.000.
IP Parku Nacional Mavrovë 1.500.000, Qendra për Menaxhimin me Krizat 1.400.000, NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut 540.440. ISHP Spitali psikiatrik Shkup -SHKUP 2.478.000, Komuna e Kavadarit 3.000.000, ISHP Klinika Universitare e neurokirurgjisë 198.240, Boris Trajkovski SHPKNJP Shkup 472.000, Institucioni Kombëtar Opera dhe Baleti 826.000, (edhe një tjetër me po aq vlerë), Komuna Veles 200.000, Gjykata Themelore Gjevgjeli 124.000, NP “Niskogradba” – Ohër 282.000, ESM Shpërndarja e Ngrohtësisë SHPKNJP Shkup 5.900.000, IPKF “25 МАЈI” – Shkup 472.000, ISHP Spitali Klinik – Shtip 1.180.000, Komuna e Prespës 400.000, Gjykata e Apelit Manastir 200.000, Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 378.544, Komuna e Demir Kapisë 472.000, NKP “SHARRI“ Tetovë 389.400, plus 790.600, Gjykata e Apelit Shkup 279.660, shërbime telefonike të telefonisë celulare për nevojat e punonjësve në Komunën e Çashkës, anëtarëve të Këshillit të Komunës së Çashkës dhe punonjësve në NPVK “Topollka” – Çashkë për periudhë prej 24 muajsh 250.000 plus 650.000, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNjVL 590.000, Gjykata Themelore Prespë 115.640, Ndërmarrja Publike për Parkingjet Publike e Komunës Qendër Shkup 277.200, IK Institucioni Kombëtar Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut 362.260.