Taravari: “Zemrat tona janë në Gaza” – Reagon aktivistja Mersiha Smailoviç: “Definicioni i guximit”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me gjendjen dramatike në Rripin e Gazës, duke shprehur solidaritetin e tij me popullin palestinez, transmeton Flaka “Zemrat tona ku The post Taravari: “Zemrat tona janë në Gaza” – Reagon aktivistja Mersiha Smailoviç: “Definicioni i guximit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 9, 2025 - 12:45
 0
Taravari: “Zemrat tona janë në Gaza” – Reagon aktivistja Mersiha Smailoviç: “Definicioni i guximit”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me gjendjen dramatike në Rripin e Gazës, duke shprehur solidaritetin e tij me popullin palestinez, transmeton Flaka

“Zemrat tona ku rri Gaza e trishtuar janë pjesë e kësaj anijeje që do Liri dhe Jetë për Gazën…”, ka shkruar Taravari në një postim të shkurtër por emocional, duke iu referuar flotiljes humanitare që synon të sjellë ndihma për popullatën civile.

Postimi i tij është pritur me reagime pozitive në rrjete sociale, ndërsa ka marrë edhe mbështetjen publike të aktivistes së shquar të shoqërisë civile, Mersiha Smailoviç, e cila e ka shpërndarë postimin e Taravarit duke shtuar:

“Definicija za hrabrost… koga site ostanati političari vo Makedonija i od vlasta i od opozicijata rešija da molčat.”

(“Përkufizimi i guximit… kur të gjithë politikanët e tjerë në Maqedoni – nga pushteti dhe opozita – zgjodhën të heshtin.”)

Ky reagim i Smailoviç vjen në një kohë kur shumica e liderëve politikë në vend nuk kanë marrë një qëndrim publik për situatën në Gaza, duke e bërë zërin e Taravarit të spikatur në debatin publik dhe humanitar. Flaka Media

The post Taravari: “Zemrat tona janë në Gaza” – Reagon aktivistja Mersiha Smailoviç: “Definicioni i guximit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .