Konferenca rajonale: Mexhiti thekson rëndësinë e investimeve në infrastrukturë të gjelbër
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në konferencën me temë “Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, ku nënvizoi se The post Konferenca rajonale: Mexhiti thekson rëndësinë e investimeve në infrastrukturë të gjelbër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në konferencën me temë “Avancimi i Infrastrukturës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, ku nënvizoi se ndërtimi i infrastrukturës së qëndrueshme është një domosdoshmëri për të ardhmen, jo thjesht një zgjedhje.
Në këtë event rajonal, ku mori pjesë edhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, Mexhiti theksoi se infrastruktura e gjelbër përbën një sfidë globale që kërkon bashkëpunim të ngushtë mes vendeve dhe institucioneve.
“Mënyra se si i formësojmë projektet tona të infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, stabilitetin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike. Investimet strategjike që marrin parasysh rreziqet klimatike dhe biodiversitetin janë thelbësore për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, u shpreh Mexhiti.
Ai gjithashtu nënvizoi nevojën për integrimin e aspekteve klimatike dhe mjedisore në planifikim dhe vlerësim të ndikimit në mjedis, duke theksuar se kjo çon në vendimmarrje të informuar dhe afatgjatë.
“Ndërtimi i infrastrukturës rezistente ndaj goditjeve klimatike jo vetëm që mbron buxhetin publik, por siguron stabilitet dhe siguri për brezat e ardhshëm. Kjo përfshin menaxhimin e riskut, transformimin e sektorit energjetik drejt burimeve të rinovueshme, modernizimin e bujqësisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe qëndrueshmërisë së ndërtesave”, tha Mexhiti.
Konferenca u organizua nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Politika në Mjedis dhe Ndryshime Klimatike – IPECC Shkup, duke promovuar investimet e gjelbra dhe integrimin e tyre në strategjitë mjedisore rajonale. Flaka Media
The post Konferenca rajonale: Mexhiti thekson rëndësinë e investimeve në infrastrukturë të gjelbër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .