Kallëzim penal për vjedhje të energjisë elektrike në Manastir
MPB Manastir ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër personit juridik nga Manastiri dhe V.P. (50) nga Shkupi, menaxher i personit juridik, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhja e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror”, të dënueshme nga neni 235-a të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. […]


MPB Manastir ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër personit juridik nga Manastiri dhe V.P. (50) nga Shkupi, menaxher i personit juridik, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhja e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror”, të dënueshme nga neni 235-a të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Personi juridik i paraqitur në periudhën prej datës 01.02.2024 deri më 17.01.2025, pa pëlqimin e operatorit përkatës të sistemit, duke anashkaluar pajisjet matëse, duke marrë energji elektrike pa paguar për të, ka fituar përfitim pasuror kundërligjor prej 9.300.955 denarë nga personi i dytë i raportuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kujtojmë se dëme prej miliona euro shkaktohen nga vjedhja e energjisë elektrike, e cila është bërë një dukuri e rregullt në Maqedoninë e Veriut. Në gusht të vitit 2024 u raportua se Shkupi dhe Gostivari janë dy qytete kampion në vjedhjen e energjisë elektrike. Veprime të tilla të rrezikshme ndërmarrin si individët ashtu edhe kompanitë, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ta shmangin pagesën e faturave.