Jashtë Gjykatës Themelore në Shkup u vendosën pankarta para fillimit të gjyqit të babait të Vasil Jovanovit
“Nene të reja në ligj, dhe pastaj në Këshillin Gjyqësor” dhe “Reforma eksperte gjyqësore”. Pankarta me këtë përmbajtje, të cilat mbajnë nënshkrimin e “Kush e ka radhën”, u vendosën sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup, para fillimit të gjykimit kundër babait të Vasil Jovanovit, djalit që përplasi për vdekje Frosina Kulakovan e re në […]


“Nene të reja në ligj, dhe pastaj në Këshillin Gjyqësor” dhe “Reforma eksperte gjyqësore”. Pankarta me këtë përmbajtje, të cilat mbajnë nënshkrimin e “Kush e ka radhën”, u vendosën sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup, para fillimit të gjykimit kundër babait të Vasil Jovanovit, djalit që përplasi për vdekje Frosina Kulakovan e re në udhëkryqin e bulevardit “Aradhat Partizane” në fund të janarit, transmeton Portalb.mk.
Përndryshe, iniciativa joformale “Kush e ka radhën” organizoi protestat pas aksidentit rrugor, duke kërkuar drejtësi për Frosinën.
Zoran Jovanov akuzohet për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sepse, sipas Prokurorisë Publike të Shkupit, ai ia dha automjetin “Peugeot 207” djalit të tij edhe pse e dinte se nuk lejohej të drejtonte sepse nuk kishte patentë shoferi dhe ishte kryerës i shumëfishtë i shkeljeve të rregullave të trafikut, përkatësisht: “aksident trafiku me pasoja të lehta në nëntor 2022, 11 shkelje të trafikut (drejtim pa patentë shoferi, drejtim nën ndikimin e alkoolit, mosrespektim i semaforëve dhe kalimeve për këmbësorë) gjatë viteve 2023 dhe 2024, si dhe vepër penale aksident trafiku me pasoja fatale më 29.01.2025”, njoftoi Prokuroria Publike e Shkupit.
Sipas provave të siguruara nga Prokuroria, Zoran Jovanov shkaktoi rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve me një veprim përgjithësisht të rrezikshëm në periudhën nga 4 nëntori 2022 deri më 30 janar 2025, i vetëdijshëm se veprimet e tij mund të shkaktonin pasoja të dëmshme, megjithatë ai mendonte se ato nuk do të ndodhnin.
I pandehuri Zoran Jovanov nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa babai i Frosinës, Todor Kulakov, dhe motra e saj janë të pranishëm.
Ndryshe, Vasil Jovanov u dënua me 12 vjet burg më 13 maj për aksidentin me makinë në të cilin vrau të renë Frosina Kulakova.