Dhunoi vajzën e tij 4-vjeçare, Prokuroria kërkoi paraburgim për 28 vjeçarin nga Draçeva e Shkupit

Kundër një 28-vjeçari nga Shkupi është ngritur procedurë për shkaktim të lëndimit trupor sipas nenit 130, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokuroria Themelore Publike në Shkup e nisi procedurën për shkak të dyshimit të bazuar se ai, në shtëpinë familjare në lagjen Draçevë, duke kryer dhunë në familje, e ka […]

qershor 24, 2025 - 12:30
 0
Dhunoi vajzën e tij 4-vjeçare, Prokuroria kërkoi paraburgim për 28 vjeçarin nga Draçeva e Shkupit
Fëmijë, dhuna ndaj fëmijëve. Foto: geralt/Pixabay

Kundër një 28-vjeçari nga Shkupi është ngritur procedurë për shkaktim të lëndimit trupor sipas nenit 130, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokuroria Themelore Publike në Shkup e nisi procedurën për shkak të dyshimit të bazuar se ai, në shtëpinë familjare në lagjen Draçevë, duke kryer dhunë në familje, e ka lënduar fizikisht vajzën e tij të mitur, e cila ka lindur në vitin 2021 dhe është vetëm katër vjeçe, transmeton Portalb.mk.

Sipas prokurorisë publike, ndërsa nëna e fëmijës po përgatiste ushqim, ajo po luante me dy motrat e saj. Në një moment, vajza u ngjit në shtrat në dhomën e ndenjes për të marrë lodrat e saj, për këtë arsye i dyshuari filloi ta ofendonte dhe ta godiste me shuplaka në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore – tronditje të kokës dhe gërvishtje në fytyrë. Ai gjithashtu vazhdoi me kërcënime verbale se do ta vriste.

Duke marrë parasysh se sipas deklaratave verbale të bëra gjatë raportimit të incidentit, i dyshuari kishte shfaqur sjellje agresive në familje për një kohë të gjatë, prokurori publik vlerësoi se ekzistonte rreziku i përsëritjes së dhunës me pasoja të padyshimta për zhvillimin normal psikofizik dhe edukimin e fëmijëve.

Gjithashtu, nëse ai lirohet për t’u mbrojtur në liria, ekziston rreziku i arratisjes, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale për krimin e kryer. Për këto arsye, Prokuroria Themelore Publike Shkup i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e masës së paraburgimit.