Haradinaj takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ekonomisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı. Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Në fokus të veçantë ishte nevoja

Prill 7, 2025 - 14:30
 0
Haradinaj takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ekonomisë
haradinaj-takohet-me-ambasadorin-e-turqise,-flasin-per-forcimin-e-bashkepunimit-ne-fushen-e-sigurise-dhe-ekonomise

haradinaj-takohet-me-ambasadorin-e-turqise,-flasin-per-forcimin-e-bashkepunimit-ne-fushen-e-sigurise-dhe-ekonomise

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı.

Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Në fokus të veçantë ishte nevoja për intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, veçanërisht në sektorët e sigurisë dhe ekonomisë.

Kreu i AAK-së i shprehu ambasadorit Angılı falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk,” deklaroi Haradinaj pas takimit.