Filloi me punë Mekanizmi Konsultativ Nacional për Agjendën Reformuese

Mbledhja e parë e Mekanizmit nacional konsultativ për Agjendën Reformuese u mbajt sot në Shtetinë Evropiane në Shkup dhe onljan përmes aplikacionit Zoom. Mekanizmi i krijuar nga Instituti për politika evropiane (IPE) në bashkëpunim me Ministrinë për çështje evropiane (MÇE), përfaqëson platformën e re nacionale për dialog me sektorin qytetar, akademinë dhe biznesin në lidhje […]

maj 19, 2025 - 23:30
 0
Filloi me punë Mekanizmi Konsultativ Nacional për Agjendën Reformuese

Mbledhja e parë e Mekanizmit nacional konsultativ për Agjendën Reformuese u mbajt sot në Shtetinë Evropiane në Shkup dhe onljan përmes aplikacionit Zoom. Mekanizmi i krijuar nga Instituti për politika evropiane (IPE) në bashkëpunim me Ministrinë për çështje evropiane (MÇE), përfaqëson platformën e re nacionale për dialog me sektorin qytetar, akademinë dhe biznesin në lidhje me zbatimin e Agjendës Reformuese dhe Planin e rritjes së Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk

Qëllimi i këtij forumi është përfshirja e sektorit më të gjerë shoqëror në monitorimin dhe vlerësimin e reformave që po zbatohen në vend, si dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe procesin e eurointegrues.

Në hapje, Drejtoresha e IPE-s, Simonida Kacarska, deklaroi se kjo iniciativë hap një kanal të ri për shkëmbimin e përvojave në lidhje me instrumentet e reja të Planit të Rritjes. “Shpresojmë që ky të jetë fillimi i një forumi për shkëmbimin e përvojave mbi instrumentet e reja të Planit të Rritjes. Do të jetë një nga kanalet për diskutim mbi temat e mbuluara nga Plani”, tha ajo.

Ministri për Çështjet Evropiane, Orhan Murtezani, tregoi se mekanizmi i ri përfaqëson “një përpjekje për të krijuar një kulturë reformash të bazuar në besim, llogaridhënie dhe qëllime të përbashkëta”. Sipas tij, perspektiva evropiane e vendit duhet të shndërrohet në realitet përmes sundimit të ligjit, tranzicionit energjetik, digjitalizimit, përparimit të kapitalit njerëzor dhe qeverisjes së mirë — pesë shtyllat e Agjendës së Reformës.

Zëvendës Shefi i Misionit të Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ben Nupnau, përshëndeti mbajtjen e takimit, duke theksuar se është thelbësore që organizatat e shoqërisë civile të monitorojnë procesin e reformës dhe të sigurojnë shqyrtim dhe llogaridhënie publike.

Në pjesën e punës së takimit, u prezantua roli dhe objektivat e Mekanizmit, si dhe aktivitetet e deritanishme në kuadër të projektit “Monitorimi i Reformave dhe Rritjes në Ballkanin Perëndimor”. Instituti Prespa, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, Fondacioni Metamorfozis dhe Reaktor — anëtarë të rrjetit që do të monitorojë zbatimin e reformave — gjithashtu patën prezantimet e tyre.

Mekanizmi është pjesë e një projekti rajonal trevjeçar të udhëhequr nga IPE në partneritet me organizata nga Rrjeti Think for Europe (TEN) dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.  

Për Maqedoninë e Veriut janë të dedikuara 750 milionë euro. Mbështetja financiare për Instrumentin e reformave përbëhet nga dy komponentë edhe atë: nga komponent grant dhe komponenti hua.