Ekrem Hyseni: Tërmet në Dobratin!

Kandidati për deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni e ka quajtur “tërmet” tubimin e mbrëmshëm në Dobratin. Ai ka thënë se Dobratini i dha vulën e fitores së LDK-së në Llap. “Kushtrimi i fitores po bie gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm deri në ditën e vulosjes më 9 shkurt!”, ka

Jan 27, 2025 - 12:15
 0
Ekrem Hyseni: Tërmet në Dobratin!
ekrem-hyseni:-termet-ne-dobratin!

ekrem-hyseni:-termet-ne-dobratin!

Kandidati për deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni e ka quajtur “tërmet” tubimin e mbrëmshëm në Dobratin.

Ai ka thënë se Dobratini i dha vulën e fitores së LDK-së në Llap.

“Kushtrimi i fitores po bie gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm deri në ditën e vulosjes më 9 shkurt!”, ka thënë Hyseni.

Postimi i plotë:

Tërmet në Dobratin!

Gjithnjë e më shumë, përherë e më të mobilizuar, të vendosur e të përcaktuar për ndryshim!

U pritëm në një atmosferë të zjarrtë, me plot shpresë e mbështetje të parezervë!

Dobratini sonte i dha vulën e fitores sonë në Llap!

Kushtrimi i fitores po bie gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm deri në ditën e vulosjes më 9 shkurt!

Bashkohuni me ne, boshkohuni për ndryshim në mënyrë që atë ta bëjmë bashkë!
#bëhundryshimi
#votoLDK124
#voto16