“Ekonomia e vendit e varfër dhe e varur” / Shahini kritikon Qeverinë Kurti: Erdhi pa program

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë se një nga pikat me të dobëta të Qeverisë Kurti është ekonomia, integrimi dhe diplomacia. Ai në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se ekonomia e vendit është e varfër dhe e varur dhe pa strategji nga qeveria. “Një nga pikat me të dobëta

dhjetor 20, 2024 - 00:15
 0
“Ekonomia e vendit e varfër dhe e varur” / Shahini kritikon Qeverinë Kurti: Erdhi pa program
“ekonomia-e-vendit-e-varfer-dhe-e-varur”-/-shahini-kritikon-qeverine-kurti:-erdhi-pa-program

“ekonomia-e-vendit-e-varfer-dhe-e-varur”-/-shahini-kritikon-qeverine-kurti:-erdhi-pa-program

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë se një nga pikat me të dobëta të Qeverisë Kurti është ekonomia, integrimi dhe diplomacia.

Ai në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se ekonomia e vendit është e varfër dhe e varur dhe pa strategji nga qeveria.

“Një nga pikat me të dobëta të qeverisë aktuale është ekonomia, është integrimi i vendit, është diplomacia dhe partitë politike i kanë gjetur pikat e dobëta dhe janë duke i shfaqur para publikut. Ekonomia është ajo që shpëton Kosovë, që e ngritë mirëqenien qytetare që e ndal ikjen e qytetarëve, ne tash pe dimë që brenda 4 viteve na kanë ikë me shumë se 200 mijë qytetarë dhe ata kanë ikë për një jetë më të mirë për një standard me të mirë, prandaj ekonomia jonë është edhe më tutje e varfër e varur dhe pa strategjia nga qeveria e vendit për të zhvilluar ekonominë dhe prodhimin”, ka thënë Shahini. /Gazeta10/