Dy nxënës me plagë nga su*lmi i qenit në shkollën e Shirokës trajtohen në Spitalin e Prizrenit, njëri ndalet në Infektivë
Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Prizren. Një nxënëse është ndaluar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Infektivës. Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti ka pohuar se gjatë ditës janë pranuar dy nxënës, ku
Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Prizren. Një nxënëse është ndaluar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Infektivës.
Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti ka pohuar se gjatë ditës janë pranuar dy nxënës, ku njëra prej tyre ka pasur plagë më të mëdha.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar pronari i qenit.
Rasti është evidentuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe hetimet rajonale bashkë me njësitë tjera janë duke e hetuar rastin.