Demhasaj: Qeverija e Kurtit ka qenë Qeveria më e dobët në 25 vite të pas luftës

Kandidati për deputet nga AAK, Arton Demhasaj, ka kritikuar ashpër fushatën aktuale të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar sjelljen e tij ndaj elektoratit si “të çmendur”. ‘’Nëse e analizojmë fushatën e sotme të Kurtit e shohim se si sillet me elektorat në mënyrë të çmendur’’ tha ai. Demhasaj theksoi se premtimet që Kurti kishte dhënë

Jan 24, 2025 - 10:00
 0
Demhasaj: Qeverija e Kurtit ka qenë Qeveria më e dobët në 25 vite të pas luftës
demhasaj:-qeverija-e-kurtit-ka-qene-qeveria-me-e-dobet-ne-25-vite-te-pas-luftes

demhasaj:-qeverija-e-kurtit-ka-qene-qeveria-me-e-dobet-ne-25-vite-te-pas-luftes


Kandidati për deputet nga AAK, Arton Demhasaj, ka kritikuar ashpër fushatën aktuale të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar sjelljen e tij ndaj elektoratit si “të çmendur”.

‘’Nëse e analizojmë fushatën e sotme të Kurtit e shohim se si sillet me elektorat në mënyrë të çmendur’’ tha ai.

Demhasaj theksoi se premtimet që Kurti kishte dhënë në shkurt të vitit 2021 nuk janë realizuar asnjëherë dhe se zhurma dhe britmat që po dëgjohen tani janë përpjekje për të fshehur dështimin e tij.

‘’Kjo arsye është se gjitha premtimet e dhëna në shkurt të vitit 2021 nuk e ka realizuar asnjë zotim dhe zhurmën dhe britmën që po e bën tani, po e bën për me mbulu dështimin e tij’’ potencoi ai.

Sipas Demhasajt, Qeveria e Kurtit ka qenë më e dobëta në 25 vitet pas luftës dhe veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

‘’Qeverija e Kurtit ka qenë Qeveria më e dobët në 25 vite pas luftës e veçmas pas pavarësisë së Kosovës” përfundoi ai.