BDI: Skandal në Arkivin Shtetëror: Punësohen 14 maqedonas, asnjë shqiptar
Këtë javë në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë punësuar 14 persona të rinj – të gjithë maqedonas – dhe asnjë shqiptar. Ky përjashtim i hapur i shqiptarëve nga The post BDI: Skandal në Arkivin Shtetëror: Punësohen 14 maqedonas, asnjë shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Këtë javë në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë punësuar 14 persona të rinj – të gjithë maqedonas – dhe asnjë shqiptar. Ky përjashtim i hapur i shqiptarëve nga një institucion shtetëror ka ngjallur reagime të forta në opinion, reaguan nga BDI.
Sipas kësaj partie, për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, Arkivi Shtetëror nuk ka asnjë përfaqësues shqiptar as në pozitën e drejtorit, as në atë të zëvendësdrejtorit.
Ky zhvillim vjen si pasojë e shfuqizimit të balancerit – mekanizmi që siguronte përfaqësim të drejtë etnik në administratën publike. Me përjashtimin e shqiptarëve, Arkivi po kthehet në një bastion të njëetnizmit institucional.
Aq më shqetësuese është heshtja e deputetëve shqiptarë të VLEN-it, që janë pjesë e shumicës qeverisëse dhe nuk kanë reaguar ndaj këtij diskriminimi të pastër. Kjo heshtje interpretohet si bashkëfajësi në shkeljen e parimeve të barazisë dhe bashkëjetesës.
Nga ana tjetër, BDI ka reaguar duke bërë thirrje për distancim të menjëhershëm nga kjo qeveri që, sipas tyre, po rrënon themelet e përfaqësimit multietnik dhe po përjashton shqiptarët nga institucionet shtetërore. Flaka Media
The post BDI: Skandal në Arkivin Shtetëror: Punësohen 14 maqedonas, asnjë shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .