Arber Ademi: VLEN një grupim artificial – më të shqetësuar janë disa opinionistë maqedonas!
Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke e quajtur koalicionin VLEN një “grupim artificial politik”, ndërsa ka ironizuar me shqetësimin e madh që, The post Arber Ademi: VLEN një grupim artificial – më të shqetësuar janë disa opinionistë maqedonas! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke e quajtur koalicionin VLEN një “grupim artificial politik”, ndërsa ka ironizuar me shqetësimin e madh që, sipas tij, po shfaqet në qarqet politike dhe mediatike maqedonase për të ardhmen e këtij koalicioni shqiptar, percjell Flaka
Ademi vlerëson se janë opinionistët maqedonas ata që po e përjetojnë më rëndë përçarjen dhe krizën brenda VLEN-it, madje edhe më shumë sesa vetë anëtarët e këtij koalicioni.
“A po i shihni disa prej opinionistëve maqedonas, më të mërziturit se po shpartallohet grupimi artificial politik i quajtur VLEN! Edhe VMRO s’u përmbajt… E paskan marrë shumë afër zemrës!” – shkruan Ademi.
Ai shton se shqetësimi i tillë është tregues se “diçka po u prishet në plan” atyre që qëndrojnë pas këtij koalicioni.
“Çudi e madhe: një shqetësim i gjerë në qarqe politike dhe mediatike maqedonase për fatin e një ‘koalicioni shqiptar’. A s’duhej të ishin vetë shqiptarët ata që shqetësohen më së shumti? Apo thjesht po u prishet plani? Kur skenari fillon të ngecë, fillojnë emocionet…”, përfundon Ademi.
Ky reagim vjen në një kohë të tensionuar politike, kur qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe përçarja brenda bllokut shqiptar kanë ngjallur debate të forta në opinion. Flaka Media
The post Arber Ademi: VLEN një grupim artificial – më të shqetësuar janë disa opinionistë maqedonas! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .