Bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Krimet Ekonomike qëndruan në katin ku ndodhet zyra e Prokurimit

Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci. Gazeta online merr vesh se hetuesit e këtij njësiti kanë qëndruar në katin ku ndodhet Zyra e Prokurimit në objektin e kësaj Ministrie. Bastisja  e cila tashmë ka përfunduar, vjen disa orë pasi  u raportua se Ministria e Pecit

Mars 20, 2025 - 13:45
 0
Bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Krimet Ekonomike qëndruan në katin ku ndodhet zyra e Prokurimit
bastisje-ne-ministrine-e-bujqesise,-krimet-ekonomike-qendruan-ne-katin-ku-ndodhet-zyra-e-prokurimit

bastisje-ne-ministrine-e-bujqesise,-krimet-ekonomike-qendruan-ne-katin-ku-ndodhet-zyra-e-prokurimit

Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.

Gazeta online merr vesh se hetuesit e këtij njësiti kanë qëndruar në katin ku ndodhet Zyra e Prokurimit në objektin e kësaj Ministrie.

Bastisja  e cila tashmë ka përfunduar, vjen disa orë pasi  u raportua se Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për largimin e mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku më parë e kishte pasur selinë AAK-ja, në Ulpianë.

Në lidhje me këtë raportim gjatë ditës Ministria e Bjuqësisë doli me një reagim duke i quajtur shpifje këto raportime.