Ramush Haradinaj premton krijimin e Ministrisë për Familje

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj është zotuar se do të krijojë Ministrinë për familje. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me krijimin e kësaj ministrie do të sigurohet mbështetja konkrete për çdo familje, nga çiftet e reja tek prindërit e rinj, nga të moshuarit e deri te fëmijët. Postimi i

dhjetor 7, 2024 - 20:15
 0
Ramush Haradinaj premton krijimin e Ministrisë për Familje
ramush-haradinaj-premton-krijimin-e-ministrise-per-familje

ramush-haradinaj-premton-krijimin-e-ministrise-per-familje

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj është zotuar se do të krijojë Ministrinë për familje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me krijimin e kësaj ministrie do të sigurohet mbështetja konkrete për çdo familje, nga çiftet e reja tek prindërit e rinj, nga të moshuarit e deri te fëmijët.

Postimi i plotë:

Vepra “Kauza për Familjen” e autorëve Abdullah Klinaku dhe Rovena Tujani-Klinaku vjen në një moment të rëndësishëm për shoqërinë tonë. Ky libër nuk është thjesht një botim – është një manifest që përçon vlerat themelore të familjes shqiptare dhe vizionin tonë të përbashkët për mbrojtjen e saj.

Bashkë me Abdullah Klinakun dhe Listën Konservatore, ne ndajmë të njëjtin vizion për forcimin e familjes shqiptare. Krijimi i Ministrisë për Familje dhe zbatimi i “Pakos për Mirëqenien e Familjes” do të sigurojnë mbështetje konkrete për çdo familje – nga çiftet e reja tek prindërit e rinj, nga të moshuarit tek fëmijët.

Sfidat e sotme kërkojnë veprime të guximshme. Antarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, është kthesa e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit. Në këtë kontekst, fuqizohet edhe angazhimi ynë për familjen dhe fuqizohen politikat tona që garantojnë mbështetje financiare për familjet në nevojë dhe programet e dedikuara për fuqizimin e gruas në shoqëri./Gazeta10