Astronomja nga Kosova ndan përvojen e saj në Konferencën e Shkancave Hënore dhe Planetare në Houston

Tashmë dihet se Pranvera Hyseni është astronomja shqiptare e Kosoves e cila për vite të tëra kryen studime dhe hulumtime në fushen e saj në SHBA. “Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta fillosh prezantimin me “Jam nga Republika e Kosovës.”Sot, pata nderin të ndaj punën time me komunitetin global të astronomëve planetarë në

Mars 18, 2025 - 09:30
 0
Astronomja nga Kosova ndan përvojen e saj në Konferencën e Shkancave Hënore dhe Planetare në Houston
astronomja-nga-kosova-ndan-pervojen-e-saj-ne-konferencen-e-shkancave-henore-dhe-planetare-ne-houston

astronomja-nga-kosova-ndan-pervojen-e-saj-ne-konferencen-e-shkancave-henore-dhe-planetare-ne-houston

Tashmë dihet se Pranvera Hyseni është astronomja shqiptare e Kosoves e cila për vite të tëra kryen studime dhe hulumtime në fushen e saj në SHBA.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta fillosh prezantimin me “Jam nga Republika e Kosovës.”Sot, pata nderin të ndaj punën time me komunitetin global të astronomëve planetarë në Konferencën e Shkancave Hënore dhe Planetare në Houston, Texas, SHBA”, tregon ajo.

Ajo shprehet se: “Të gjitha ato netë duke e drejtu teleskopin, duke i ndjekë asteroidët një nga një, duke mbledhë të dhëna e duke analizu dritën e tyre – çdo përpjekje ia ka vlejt. Këta trupa qiellorë janë mbetje të mbijetuara nga ditët e para të formimit të Sistemit Diellor. Disa prej tyre mbajnë dëshmi të proceseve ujore që kanë ndodhur miliarda vite më parë. Studimi i tyre na ndihmon të kuptojmë më mirë se si uji dhe përbërjet organike mund të jenë shpërndarë në Sistemin Diellor dhe ndoshta edhe të kenë luajtur rol në fillimin e jetës”.

Ajo solli këtë hulumtim nga maja e Mauna Kea-s në skenën globale, duke ndarë çdo moment sfide, përkushtimi dhe zbulimi.

“Shpreh mirënjohje të jashtëzakonshme për këshilltarët e mi, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andrew Rivkin, për mbështetjen dhe udhëzimin e tyre të palëkundur”, përfundon ajo. /Albinfo