Arben Fetai: Jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, përmes një video-mesazhi drejtuar simpatizantëve dhe anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët, ka deklaruar qartë se është kundër çdo bashkëpunimi me BDI-në. Ai ka theksuar se rruga politike The post Arben Fetai: Jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, përmes një video-mesazhi drejtuar simpatizantëve dhe anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët, ka deklaruar qartë se është kundër çdo bashkëpunimi me BDI-në. Ai ka theksuar se rruga politike që përfaqëson nuk mund të ndërthuret me rrugën e Ali Ahmetit, duke shtuar se nuk do të lejojë kthimin e BDI-së në pushtet si të mos kishte ndodhur asgjë, shkruan Flaka Media
Fetai ka falënderuar anëtarësinë për përkushtimin dhe qëndresën ndër vite, duke e quajtur Aleancën “gardiane të një kauze që nuk është shitur dhe nuk është përkulur kurrë.” Ai u shpreh se Aleanca nuk është thjesht një parti, por një ideal që përfaqëson zërin e shqiptarëve të zhgënjyer nga politikat e vjetra.
“Ne jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti, e as nga askush që nuk ia do të mirën shqiptarëve,” u shpreh ndër të tjera Fetai.
Deklarata e tij vjen në një moment kur po diskutohen shumë opsione rreth formimit të koalicioneve të reja në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa brenda Aleancës për Shqiptarët duket se ka ndasi rreth drejtimit të ardhshëm politik. Flaka Media
The post Arben Fetai: Jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .