Zoë Kravitz dhe Austin Butler ndezin thashethemet për një romancë të re pas ndarjeve të fundit
Pas ndarjes nga Kaia Gerber dhe përfundimit të fejesës me Channing Tatum, Austin Butler dhe Zoë Kravitz thuhet se po afrohen gjithnjë e më shumë. Një burim për The US Sun ka pohuar se dy aktorët e filmit “Caught Stealing” kanë kaluar kohë së bashku javët e fundit dhe “janë shumë mirë”, duke shtuar se […]

Pas ndarjes nga Kaia Gerber dhe përfundimit të fejesës me Channing Tatum, Austin Butler dhe Zoë Kravitz thuhet se po afrohen gjithnjë e më shumë.
Një burim për The US Sun ka pohuar se dy aktorët e filmit “Caught Stealing” kanë kaluar kohë së bashku javët e fundit dhe “janë shumë mirë”, duke shtuar se kimia e tyre është po aq e fortë jashtë ekranit sa në film.
“E kanë mbajtur marrëdhënien nën radar dhe nuk po i vendosin ende një etiketë”, u shpreh burimi. Të dy thuhet se janë të kujdesshëm dhe respektues ndaj ish-partnerëve të tyre, shkruan DailyMail.
Butler dhe Kravitz, të cilët luajnë çift të dashuruar në filmin që nisën të xhironin në shtator 2024, janë parë duke shkëmbyer puthje në xhirimet në New York, një muaj përpara se projekti të përfundonte.
Ndërkohë, Butler dhe Kaia Gerber u ndanë në fund të vitit 2024, ndërsa Kravitz dhe Tatum i dhanë fund lidhjes së tyre trevjeçare në tetor të po atij viti.
Pavarësisht ndarjes, Zoë dhe Channing duket se kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe do të luajnë bashkë në komedinë fantastiko-shkencore “Alpha Gang”, që pritet të nisë xhirimet në fund të 2025-ës.
Ndërkohë, Channing Tatum është në një lidhje të re me modelen australiane Inka Williams.
Edhe ish e dashura e Butler, Kaia Gerber, ka nisur një romancë me aktorin Lewis Pullman. Të dy janë parë shpesh bashkë në Los Angeles, duke ruajtur një profil të ulët dhe shmangur vëmendjen e publikut.