Zjarri në afërsi të Qendrës Klinike Shkup, MPB: Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Sot në ora 09:50 ka shpërthyer zjarr në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup. SPB Shkup njoftoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vladimir Nazor”, kur ka qenë në lëvizje automjeti tip “Citroen Kosra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shoferi M.G. nga Shkupi, transmeton Portalb.mk. Zjarri që ka shpërthyer në një veturë të […]

Prill 10, 2025 - 14:30
 0
Zjarri në afërsi të Qendrës Klinike Shkup, MPB: Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot në ora 09:50 ka shpërthyer zjarr në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup. SPB Shkup njoftoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vladimir Nazor”, kur ka qenë në lëvizje automjeti tip “Citroen Kosra” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shoferi M.G. nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Zjarri që ka shpërthyer në një veturë të pasagjerëve në afërsi të Klinikës Gjinekologjike në Shkup ka përfshirë edhe një veturë tjetër dhe fasadën e një objekti, njofton MPB.

Ata shtuan se nga zjarri nuk ka të lënduar.

Ekipet e Brigadës së Zjarrfikëses së Shkupit kanë reaguar menjëherë dhe kanë shuar zjarrin, duke parandaluar një fatkeqësi më të gjerë.

“Të gjitha incidentet janë zbardhur pa pasoja për jetë njerëzish”, thonë nga MPB.

Situata është nën kontroll, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.