Zgjedhjet, Meta reagon nga qelia: PL-ja, potencial për të arritur një rezultat historik dyshifror në 11 maj
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shpreh bindjen se “Shqipëria Madhështore” do të jetë fituese e zgjedhjeve. Sipas Metës, edhe pse koalicioni opozitar u arrit me vonesë, ai është gati për të sfiduar qeverinë aktuale […]

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shpreh bindjen se “Shqipëria Madhështore” do të jetë fituese e zgjedhjeve.
Sipas Metës, edhe pse koalicioni opozitar u arrit me vonesë, ai është gati për të sfiduar qeverinë aktuale dhe për të sjellë ndryshime të mëdha në fushën ekonomike dhe sociale.
Presidenti i PL-së ka cituar shkurtimisht edhe programin për zgjedhjet e 11 Majin, ku në fokus janë pesë prioritetet si: ndalimin e shpopullimit, dyfishimin e pagave dhe pensioneve, fuqizimin e arsimit dhe kapitalit njerëzor, përmirësimin e bujqësisë dhe ushqimit, si dhe zhvillimin e Shqipërisë si një fuqi eksportuese.
Reagimi i Ilir Metës: