Zgjedhjet lokale, përçahen partitë shqiptare në VLEN

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor në Maqedoninë e Veriut kanë bërë që partitë shqiptare atje të përçahen në koalicionin qeverisës VLEN. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, nga VLEN, i The post Zgjedhjet lokale, përçahen partitë shqiptare në VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 23, 2025 - 22:15
 0
Zgjedhjet lokale, përçahen partitë shqiptare në VLEN

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor në Maqedoninë e Veriut kanë bërë që partitë shqiptare atje të përçahen në koalicionin qeverisës VLEN. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, nga VLEN, i ka kërkuar Arben Taravarit, nga Aleanca për Shqiptarët, që të bashkohet me ta ose me BDI-në. Nga kjo parti kanë thënë se pesë deputetët e saj janë përcaktues për stabilitetin e qeverisë aktuale.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i bëri thirrje kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, që të vendosë nëse do të bashkëpunojë me BDI-në ose do të mbetet në VLEN dhe në Qeveri. Mexhiti tha se po punohet intensivisht për partinë në të cilën do të shkrihet koalicioni VLEN.

“Është devijim prej asaj për të cilën e kemi kërkuar votën. Është çështje që Taravari duhet ta sqarojë para strukturave të tij, para opinionit, por në momentin që bashkëpunon me BDI-në është mirë të mos e fsheh këtë bashkëpunim, ta bëjë publik dhe të jetë bashkë me BDI-në”, tha Mexhiti.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Arben Fetai thotë se Aleanca për Shqiptarët, me pesë deputetët e saj, është faktor kyç për stabilitetin e qeverisë aktuale.

“Me kryeministrin Mickoski dhe me partnerët e koalicionit ka kontakte të përditshme. E kemi thënë disa prej nesh, e them që bashkëpunimi vazhdon në kuadër të qeverisë. Hiq më larg se dje kishim seancë të qeverisë ku nuk u ngrit as edhe një shqetësim. Pra, vazhdojmë të bëjmë punën tonë, sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha Fetai.

Fetai bëri të ditur se gjatë kësaj jave kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takime të ndara me partnerët e koalicionit qeverisës. Problemet në koalicionin VLEN u shfaqën pas propozimit të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, që në zgjedhjet lokale të garojë me listë të ndarë kandidatësh për këshilltarë komunalë.

The post Zgjedhjet lokale, përçahen partitë shqiptare në VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .