“Zëri ynë nuk ndalet”, sërish protestë më 19 prill kundër vendimi të ZRRE-së për shtrejntimin e rrymës

Grupi “Asnjë cent më shumë”, kanë organizuar sërish protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe të argumentuara nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë

Prill 14, 2025 - 17:15
 0
“Zëri ynë nuk ndalet”, sërish protestë më 19 prill kundër vendimi të ZRRE-së për shtrejntimin e rrymës
“zeri-yne-nuk-ndalet”,-serish-proteste-me-19-prill-kunder-vendimi-te-zrre-se-per-shtrejntimin-e-rrymes

“zeri-yne-nuk-ndalet”,-serish-proteste-me-19-prill-kunder-vendimi-te-zrre-se-per-shtrejntimin-e-rrymes

Grupi “Asnjë cent më shumë”, kanë organizuar sërish protestë kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se vendimi për rritjen e çmimit është marrë pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe të argumentuara nga qytetarë, organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Kërkesat kryesore të protestës janë:

  • Shfuqizimi i vendimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike;
  • Shkarkimi i Bordit të ZRRE-së nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Ky nuk është vetëm një reagim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Kjo është një thirrje kundër gjithë barrës ekonomike që po u vendoset qytetarëve, ndërsa çmimet e produkteve dhe shërbimeve po bëhen të papërballueshme për shumëkënd,” thuhet në deklaratën e organizatorëve.