Regjim hibrid, Kaba komenton arrestin e dy djemve të tij: Përpjekje për intimidim politik
Garip Kaba, baba i aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët, Landi dhe Bardhok Kaba, ka reaguar pas informacioneve se Policia ka arrestuar të dy djemtë e tij mbi pretendimet për “kërcënime” The post Regjim hibrid, Kaba komenton arrestin e dy djemve të tij: Përpjekje për intimidim politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Garip Kaba, baba i aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët, Landi dhe Bardhok Kaba, ka reaguar pas informacioneve se Policia ka arrestuar të dy djemtë e tij mbi pretendimet për “kërcënime” ndaj ish-deputetit Salim Sulejmani, përcjell Flaka
Sipas tij, bazë e këtij veprimi janë shpifje e trillime të regjimit që, siç thekson ai, “jeton me halucinacione”.
Kaba ka shprehur habinë e tij për akuzat e ngritura dhe për mënyrën me të cilën po ushtrohen presione ndaj familjes së tij:
“Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër, Bardhokun, mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe ‘ambasadorit të ardhshëm’ Salim Sulejmanit. Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të na ushtrojnë presione të tilla.”
Rakip Kaba e ka cilësuar këtë situatë si një përpjekje për intimidim politik:
“Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe që e vërteta të dalë në sipërfaqe. Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë. Kam duruar shumë vite, dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!”
Ai ka akuzuar Udhëheqësinë e Përbashkët të koalicionit VLEN, të cilën e quan “regjim hibrid”, dhe ka bërë apel ndaj figurave fetare që, sipas tij, po mbështesin këtë qasje represive:
“Hoxha i ‘ngujuar’ nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe të vazhdojë misionin e tij, por jo me këto lojra të pista.”
Në orët e vona të mbrëmjes së 18 majit 2025, Policia e Strugës ndaloi Landi Kabën, aktivist i njohur i ASH-së, dhe Bardhokun, duke u bazuar në një kallëzim të ish-deputetit Salim Sulejmani për “kërcënim”. Por familja Kaba vazhdojnë të mbajnë qëndrim se akuzat janë shpifje dhe se qëllimi i vërtetë i këtij arrestimi është heshtja e zërave kritikë ndaj qeverisë aktuale. Flaka
Lexo edhe: Arrestohet dy djemt e Garip Kabës në Strugë: Regjimi filloi me persekutimin e popullit
The post Regjim hibrid, Kaba komenton arrestin e dy djemve të tij: Përpjekje për intimidim politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .