Vra*sja e policit në Kaçanik, Konjufca: Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshmë në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një polic. Konjufca ka bërë thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta, që autori apo autorët të vendosen përballë drejtësisë. “Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është e

Prill 2, 2025 - 10:45
 0
Vra*sja e policit në Kaçanik, Konjufca: Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta
vra*sja-e-policit-ne-kacanik,-konjufca:-bej-thirrje-per-hetime-sa-me-te-plota-e-te-shpejta

vra*sja-e-policit-ne-kacanik,-konjufca:-bej-thirrje-per-hetime-sa-me-te-plota-e-te-shpejta

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshmë në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një polic.

Konjufca ka bërë thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta, që autori apo autorët të vendosen përballë drejtësisë.

“Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është e mundur, në mënyrë që autori apo autorët e këtij krimi të vendosen përballë drejtësisë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e rreshterit Muhamed Lika, të cilët duhet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe!”, ka shkruar Konjufca.