Votimi në lexim të dytë i “banimit të përballueshëm” që u premtua para 4 vitesh, Aliu: Po fillojmë shumë shpejt…

Një premtim i shpalosur vite më parë nga VV ka kaluar sot në Kuvend edhe në lexim të dytë. Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se këtë premtim do ta realizojnë ‘shumë shpejt’ duke treguar edhe komunat. Pra ligji për Banimin e Përballueshëm Social, u votua në lexim të dytë

dhjetor 5, 2024 - 18:45
 0
Votimi në lexim të dytë i “banimit të përballueshëm” që u premtua para 4 vitesh, Aliu: Po fillojmë shumë shpejt…
votimi-ne-lexim-te-dyte-i-“banimit-te-perballueshem”-qe-u-premtua-para-4-vitesh,-aliu:-po-fillojme-shume-shpejt…

votimi-ne-lexim-te-dyte-i-“banimit-te-perballueshem”-qe-u-premtua-para-4-vitesh,-aliu:-po-fillojme-shume-shpejt…

Një premtim i shpalosur vite më parë nga VV ka kaluar sot në Kuvend edhe në lexim të dytë. Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se këtë premtim do ta realizojnë ‘shumë shpejt’ duke treguar edhe komunat.

Pra ligji për Banimin e Përballueshëm Social, u votua në lexim të dytë dhe kësisoj u miratua përfundimisht.

“Ky projekt ka qenë njëri prej zotimeve e angazhimeve tona kyçe” ka thënë në një postim Aliu. “Po fillojmë shumë shpejtë me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë” ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

Miratohet në Kuvend Banimi i Përballueshëm dhe Social

Sot, u votua edhe në lexim të dytë duke e miratuar përfundimisht ligjin për Banimin e Përballueshëm Social.

Ky projekt ka qenë njëri prej zotimeve e angazhimeve tona kyçe. Banimi i përballueshëm nuk ka ekzistuar as si ide e as si projekt më parë. Andaj, gjithçka kemi nisur nga zeroja që nga konceptimi fillestar, fizibiliteti për të kaluar tash së fundmi në aplikimin e komunave e deri te hapja e tenderit për ndërtimin e banimeve të para.

Po fillojmë shumë shpejtë me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë.

Na priftë e mbara!