Votat për VV-në nuk mund të blihen me paratë e buxhetit, opozita dhe analistët kritikojnë Kurtin për vendimin e fundit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të shpërndarë 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç, si një masë për fundvit. Kryeministri Albin Kurti e ka njoftuar këtë vendim duke theksuar se “ndonëse sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit.”

dhjetor 24, 2024 - 08:45
 0
Votat për VV-në nuk mund të blihen me paratë e buxhetit, opozita dhe analistët kritikojnë Kurtin për vendimin e fundit
votat-per-vv-ne-nuk-mund-te-blihen-me-parate-e-buxhetit,-opozita-dhe-analistet-kritikojne-kurtin-per-vendimin-e-fundit

votat-per-vv-ne-nuk-mund-te-blihen-me-parate-e-buxhetit,-opozita-dhe-analistet-kritikojne-kurtin-per-vendimin-e-fundit

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të shpërndarë 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç, si një masë për fundvit.

Kryeministri Albin Kurti e ka njoftuar këtë vendim duke theksuar se “ndonëse sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit.”

Ishte vetë kryeministri Kurti që veprimet si ai djeshmi i kritikonte ashpër dhe me ironi.

‘’Na ndihmo të lutëm si vëlla, ami 100 euro…’’ deklaronte dikur Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Nga ana tjetër, Ministri Murati theksoi se kjo mbështetje është e mundur falë performancës së mirë buxhetore, e cila, sipas tij, ka krijuar hapësirën e nevojshme fiskale.

“Siç e theksoi edhe kryeministri, ngjashëm me vitin e kaluar, por edhe më parë, për pensionistët, ndërsa vitin e kaluar edhe për të gjithë fëmijët që marrin shtesa për fëmijë, edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë, sikurse vitet e kaluara, meqë performanca buxhetore ka qenë e mirë dhe kemi krijuar hapësirën e nevojshme fiskale, përkundër sfidave që kemi pasur gjatë vitit.” – tha dje Murati.

Megjithatë, ky veprim ka ngjallur kritika nga opozita dhe disa analistë, të cilët e kanë parë këtë si një lëvizje me qëllime politike dhe si pjesë të fushatës zgjedhore.

Nga opozita disa e shohin si dhurim i ‘vitrave’ këtë vendim dhe ka nga ata që e shohin si tendencë për të manipuluar dhe për të blerë vota nga Qeveria Kurti, kur vendimi u mor pak ditë para zgjedhjeve e në kohë fushate.

 

Ferat Shala: Qeveria “Kurti” po përpiqet t’i blejë votat në prag të zgjedhjeve

Kandidati i PDK-së për deputet dhe deputeti aktual, Ferat Shala, për FrontOnline ka kritikuar Qeverinë “Kurti” për shpërndarjen e mjeteve për pensionistët dhe fëmijët, duke e cilësuar si një tentativë për të blerë votat në prag të zgjedhjeve.

‘’Qeveria Kurti i përbuzi gjitha kategoritë sociale dhe tashmë në fund të mandatit po tenton t’i ri mashtroj me ndarjen e këtyre mjeteve të cilat mjete u duhen atyre, i meritojnë ato mjete’’, u shpreh Shala.

Ai tha se kjo është një përpjekje e vonuar për të rimarrë mbështetje nga kategoritë sociale, të cilat, sipas tij, janë injoruar gjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie.

Shala theksoi se mjetet që po shpërndahen tani janë të merituara nga qytetarët, por koha dhe mënyra se si janë ndarë ato, nuk ofron asnjë mundësi për besim.

‘’Por koha se kur janë ndarë, mënyra se si janë ndarë, politika që udhëheq tash e katër vite me kategoritë sociale, nuk ka rrugë tjetër’’, tha ai.

Deputeti Shala e konsideron këtë veprim si një orvatje për të manipuluar votat, duke shtuar se qytetarët janë të vetëdijshëm dhe do ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet në ditën e votimit.

‘’Nuk ka mendim tjetër përveç se është një orvatje për ti blerë votat në prag të fushatës e kjo është edhe jo e sinqertë, jo e moralshme dhe tashmë unë besoj se qytetarët janë vetëdijësuar dhe këtë çështje do ta trajtojnë me seriozitet gjatë fazës së votimit.’’ deklaroj Shala.

 

Nimani: Qytetari i Kosovës nuk shitet për 100 euro, Qeveria po përdor financat publike për ta blerë paqen sociale në prag të zgjedhjeve

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, E30+, Artan Nimani, për FrontOnline, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për shpërndarjen e mjeteve financiare për pensionistët dhe fëmijët, duke e cilësuar atë si keqmenaxhim të financave publike.

‘’Ky është keqmenaxhim i financave publike’’, tha ai

Ai theksoi se Qeveria ka dështuar të shfrytëzojë paratë në mënyrën e duhur, për qëllimet për të cilat ato janë planifikuar.

‘’Nuk kanë pasur mundësi dhe aftësi që të i shfrytëzojnë paratë e destinuara për arsyet të cilat janë të planifikuara ato mjete dhe ky është tentim puro-paralektoral.’’ deklaroi ai.

Sipas Nimanit, ky veprim është një tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor, duke tentuar të blejë “paqen sociale” në prag të fushatës.

‘’Qëllimi është i thjeshtë, të bleje paqen sociale dhe të ndikoj tek rezultati i zgjedhjeve’’ u shpreh Nimani.

Ai shtoi se edhe pse 100 euro mund të duken tërheqëse për disa, qytetarët e Kosovës nuk janë në nivelin që mund të ndikohen nga një veprim i tillë duke e vlerësuar këtë veprim si të gabueshëm dhe të qartë dhe që sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm dhe nuk mund të manipulohet kaq lehtë.

‘’Konsideroj se qytetarët e Kosovës nuk janë në nivelin që mund të blehen me 100 euro. Është veprim i gabueshëm dhe i qartë realisht.’’ u shpreh Nimani.

 

Muhaxheri për 100 eurot e Qeverisë: Vendime të tilla duhet të ishin marrë më herët, jo gjatë fushatës zgjedhore

Analisti politik, Artan Muhaxheri, për FrontOnline, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shpërndarë 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç, duke e cilësuar atë si një masë të përsëritur, në mungesë të planeve më afatgjata dhe racionale.

 

‘’Vendimet e tilla tashmë janë bërë rutinë në mungesë të planeve më afatgjate, racionale, sistematike’’, thotë ai.

Sipas Muhaxherit, kjo qasje, që tenton të krijojë një përafrim politik përmes shpërndarjes së parave, është zhgënjyese, pasi nuk ofron ide kreative për përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

‘’Kjo qasja e tentimit të blerjes së një lloj përafrimi politik me dhënien e parave në këtë mënyrë është shumë zhgënjyese sepse tregon sepse tregon ide kreative se si të përmirësohet gjendja ekonomike e qytetarëve të Kosovës’’, shton Muhaxheri për FrontOnline.

Ai theksoi se çdo pagesë është e mirëseardhur, por vuri në dukje se vendime të tilla mund të ishin marrë më herët, dhe jo në prag të fushatës zgjedhore, duke nënkuptuar se kjo mund të shikohet si një masë e motivuar nga synime politike.

‘’Secila pagesë është e mirëseardhur, por duhet shikuar edhe konteksti i kohës dhe vendime e tilla mund të bëheshin më herët, pasi tani jemi në fushatë zgjedhore’’ potencoi ai.

 

Dreshaj për 100 eurot e Kurtit: Rriten importet dhe ndikon në rritjen e çmimeve

Besart Dreshaj nga  Lidhja e Bizneseve të Kosovës, për FrontOnline, ka komentuar vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, duke e konsideruar si një masë që mund t’i ndihmojë këto grupe gjatë festave të fundvitit dhe lehtëson përballimin e krizës financiare.

‘’ Vendimi i Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët është një masë që mund t’i ndihmojë sadopak këto grupe gjatë festave të fundvitit, duke lehtësuar përballimin e krizës financiare’’ tha Dreshaj.

Sidoqoftë, ai theksoi se shpenzimi i shumës totale prej 57.6 milionë eurosh ka ndikime negative në ekonomi.

‘’Megjithatë, kur shuma totale prej 57.6 milionë eurosh shpenzohet, kjo masë elektoralë stimulon konsumin, por gjithashtu thellon deficitin tregtar’’ potencoi ai.

Dreshaj e cilësoi këtë masë si elektorale, duke shtuar se stimulimi i konsumi do të thellojë deficitin tregtar, do të rrisë importet dhe do të çojë në rritjen e çmimeve dhe inflacionit. Kjo, sipas tij, do të dëmtojë ekonominë dhe do të përkeqësojë fuqinë blerëse të qytetarëve.

‘’Rrit importet dhe çon në rritjen e çmimeve dhe inflacionit, duke dëmtuar kështu ekonominë dhe fuqinë blerëse të qytetarëve’’ tha ai.

/FrontOnline/