VLEN i dërgon urime Edi Ramës, pavarësisht mbështetjes për partitë opozitare!
Subjekti politik VLEN ka përcjellë urimet e tij për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përcjell Flaka. Në telegramin e The post VLEN i dërgon urime Edi Ramës, pavarësisht mbështetjes për partitë opozitare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Subjekti politik VLEN ka përcjellë urimet e tij për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përcjell Flaka. Në telegramin e urimit, VLEN e cilëson Shqipërinë si “shtetin bërthamë të të gjithë shqiptarëve në botë”, duke theksuar se çdo sukses në Tiranë përjetohet si krenari e përbashkët në mbarë hapësirën shqiptare.
“Lidhja jonë me vendin amë është lidhje gjaku, gjuhe dhe historie, një ndjenjë e thellë që na bashkon përtej çdo kufiri politik,” thuhet në mesazhin e VLEN, duke ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe kombëtar mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në të njëjtën kohë, urimi i VLEN vjen pas një periudhe që u karakterizua nga pozicionime të qarta të disa prej liderëve të saj në favor të opozitës shqiptare atje.

Pak ditë para zgjedhjeve, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, priti në Shkup drejtuesit e koalicionit opozitar “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndërsa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, zhvilloi një vizitë në Tiranë ku dha mbështetje publike për kandidaten demokrate Jorida Tabaku.
Këto veprime, të cilat në sipërfaqe u paraqitën si ndërhyrje të drejtpërdrejta në procesin zgjedhor të Shqipërisë. Megjithatë, me urimin zyrtar të sotëm, VLEN duket se synon të riafirmojë një pozicion institucional dhe të përbashkues përtej dallimeve politike. Flaka
The post VLEN i dërgon urime Edi Ramës, pavarësisht mbështetjes për partitë opozitare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .