Vizita falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës Botërore të Guidës Turistike

Shoqata Maqedonase e guidave dhe shoqëruesve turistikë njoftoi se me rastin e 21 shkurtit, Ditës Botërore të Guidave Turistike, nesër, të shtunën, do të organizojë vizita pa pagesë në Shkup dhe Manastir, transmeton Portalb.mk. Ata thonë se turneu vizita në Shkupi do të fillojë në ora 12:00 dhe 13:00 para Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës. […]

shkurt 21, 2025 - 13:00
 0
Vizita falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës Botërore të Guidës Turistike
Përmendore, Shkupi 2014, bust, filipi i dyte,

Shoqata Maqedonase e guidave dhe shoqëruesve turistikë njoftoi se me rastin e 21 shkurtit, Ditës Botërore të Guidave Turistike, nesër, të shtunën, do të organizojë vizita pa pagesë në Shkup dhe Manastir, transmeton Portalb.mk.

Ata thonë se turneu vizita në Shkupi do të fillojë në ora 12:00 dhe 13:00 para Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës.

Në Manastir, vizita e qytetit do të organizohet me fillim nga ora 11:00 para Muzeut dhe në orën 12:00 te Kulla e Sahatit..

Mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët që janë të interesuar dhe dëshirojnë të mësojnë për monumentet kulturore dhe historike të Shkupit dhe Manastirit.