Vitia: Stomatologjisë iu shtuan edhe 24 karrige moderne

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , ka bërë të ditur se janë duke u bërë shërbime të reja me metoda të avancuara në stomatologjinë publike. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot stomatologjia u furnizua me 24 karrige moderne stomatologjike, kontigjenti i dytë pas pak kohësh. “Një vit më parë, në stomatologji

dhjetor 5, 2024 - 15:45
 0
Vitia: Stomatologjisë iu shtuan edhe 24 karrige moderne
vitia:-stomatologjise-iu-shtuan-edhe-24-karrige-moderne

vitia:-stomatologjise-iu-shtuan-edhe-24-karrige-moderne

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia , ka bërë të ditur se janë duke u bërë shërbime të reja me metoda të avancuara në stomatologjinë publike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot stomatologjia u furnizua me 24 karrige moderne stomatologjike, kontigjenti i dytë pas pak kohësh.

“Një vit më parë, në stomatologji u ofrua shërbimi i sedacionit inhalator – i vetmi në rajon. Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax, që shkurton kohën e trajtimit nga 2 vjet në vetëm 3 deri në 6 javë!”.

“Çdo ditë e më shumë, shëndetësia publike po transformohet me shërbime të reja, metoda të avancuara dhe pajisje bashkëkohore!”, ka thënë Vitia.