Viktor Krum i “Harry Potter” përfundon në spital: Ndërhyrje urgjente pas problemeve me frymëmarrjen
Aktori Stanislav Yanevski, i njohur për rolin e Viktor Krum në filmin “Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit”, është shtruar me urgjencë në spital pas vështirësive me frymëmarrjen. 39-vjeçari ndau me ndjekësit në Instagram një foto nga shtrati i spitalit, ku u shfaq me fashë në hundë pas ndërhyrjes kirurgjikale. Ai tregoi se kishte vendosur […]

Aktori Stanislav Yanevski, i njohur për rolin e Viktor Krum në filmin “Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit”, është shtruar me urgjencë në spital pas vështirësive me frymëmarrjen.
39-vjeçari ndau me ndjekësit në Instagram një foto nga shtrati i spitalit, ku u shfaq me fashë në hundë pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Ai tregoi se kishte vendosur ta mbante të fshehtë situatën për të mos shqetësuar askënd, por falënderoi familjen dhe miqtë për mbështetjen, shkruan DailyMail.
“Tani do të mund të marr frymë lirshëm, të fle më mirë dhe të shijoj jetën si më parë”, shkroi ai, duke shtuar se mjeku ishte i kënaqur me përparimin e tij.
Pas sukseseve në aktrim, Stanislavi është larguar nga bota e filmit dhe tani është lektor dhe folës motivues.
“Shpresoj t’i kem frymëzuar studentët po aq sa më frymëzuan ata mua”, përfundoi ai.