Uzairi: Kemi kaluar stuhi më të mëdha se kjo dhe nuk jemi ndaluar kurrë. As tani nuk do të ndalemi
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale, duke dërguar një mesazh të qartë për zhvillimet e fundit politike dhe për qëndrueshmërinë e The post Uzairi: Kemi kaluar stuhi më të mëdha se kjo dhe nuk jemi ndaluar kurrë. As tani nuk do të ndalemi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale, duke dërguar një mesazh të qartë për zhvillimet e fundit politike dhe për qëndrueshmërinë e partisë së tij përballë sfidave.
Uzairi tha se njerëzit e poshtër godasin kur mendojnë se tjetri është i dobët, por harrojnë se Aleanca është ngritur edhe në kohët më të vështira.
“Vetia e njerëzve të poshtër është të godasin kur mendojnë se je më i dobët, por harrojnë se ne jemi ngritur edhe kur të gjithë kanë menduar se kemi mbaruar! Kemi kaluar stuhi më të mëdha se kjo dhe nuk jemi ndaluar kurrë. As tani nuk do të ndalemi”, theksoi Uzairi.
Ai shtoi se jeta nuk mbaron me politikën, por as llogaritë nuk mbyllen me heshtje.
“Ta keni shëndetin, se të tjerat gjëra vijnë me kohë!”, përfundoi ai mesazhin.
Deklarata e Uzairit vjen në një moment tensioni brenda Aleancës për Shqiptarët, pas dorëheqjeve dhe ndarjeve të fundit që kanë shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Flaka Media
The post Uzairi: Kemi kaluar stuhi më të mëdha se kjo dhe nuk jemi ndaluar kurrë. As tani nuk do të ndalemi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .