Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve në platformën ‘X’, Rama ka falënderuar kryeministrin e Britanisë së Madhe dhe Presidentin e Ukrainës, duke thënë se mezi po i pret në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik. “Faleminderit, i dashur Keir, […]

maj 14, 2025 - 01:45
 0
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama.

Përmes reagimeve në platformën ‘X’, Rama ka falënderuar kryeministrin e Britanisë së Madhe dhe Presidentin e Ukrainës, duke thënë se mezi po i pret në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik.

“Faleminderit, i dashur Keir, dhe mezi pres vizitën tënde historike pasnesër -si kryeministri i parë britanik që zbarkon në Shqipëri për një vizitë”, iu përgjigj Rama Starmerit.

Ndërsa Zelenskyt iu përgjigj kështu:

“Është një nder të numërohem midis miqve tuaj dhe akoma më shumë të qëndroj me Ukrainën në këto kohë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpres këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”.