U shty përsëri hyrja në fuqi e rregullave për tu futur në BE, të cilat duhet të vlejnë edhe për qytetarët e RMV-së
Është shtyrë hyrja në fuqi e sistemit ETIAS (European Travel Information and Authorization System) për dhënien e lejeve të udhëtimit për qytetarët e 50 shteteve, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në vendet e Shengenit, transmeton Portalb.mk. “Në mbledhjen e […]


Është shtyrë hyrja në fuqi e sistemit ETIAS (European Travel Information and Authorization System) për dhënien e lejeve të udhëtimit për qytetarët e 50 shteteve, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në vendet e Shengenit, transmeton Portalb.mk.
“Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Brendshme tetorin e kaluar, Komisioni informoi Këshillin se nuk kishte marrë ende të gjitha deklaratat e nevojshme të gatishmërisë nga shtetet anëtare.
Pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtij propozimi, dhe pasi të jenë marrë të gjitha deklaratat e gatishmërisë nga Shtetet Anëtare, Komisioni do të vendosë për datën për fillimin gradual të EES.
Faqja e internetit Travel Europe thekson se sistemi nuk do të jetë në përdorim, pa asnjë tregues se kur do të fillojë. Deri më tani, futja e këtij sistemi është shtyrë dy herë.
ETIAS është një kërkesë e re hyrje për udhëtarët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në 30 vende evropiane për një qëndrim të shkurtër. Këto përfshijnë 27 vendet që i përkasin Zonës Shengen, si dhe Bullgarinë, Qipron dhe Rumaninë. Me ETIAS, udhëtarët pa viza do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi përpara se të nisin udhëtimin e tyre. ETIAS nuk është vizë dhe futja e saj nuk modifikon statusin pa viza të udhëtarëve.
EES do të regjistrojë udhëtarët pa viza dhe ato që iu kërkohen viza për hyjnë në Evropë për një qëndrim të shkurtër. Nuk do të kërkohet asnjë veprim nga udhëtarët përpara se të fillojnë udhëtimin e tyre, pasi regjistrimi do të bëhet në kufirin e jashtëm të cilitdo prej 29 vendeve evropiane që përdorin sistemin. Vendet në fjalë përfshijnë 27 vendet e Shengenit, Bullgarinë dhe Rumaninë. Regjistrimi në EES do të bëhet sa herë që udhëtarët kalojnë kufijtë e jashtëm dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.
Sistemi i automatizuar i TI-së EES (Sistemi i hyrjes/daljes) për regjistrimin e shtetasve jo-BE që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër në çdo vendkalim kufitar u njoftua për nëntor 2024. Më pas u shty për në fillim të vitit 2025, por tani është e paqartë se kur është planifikuar prezantimi i sistemit.
Sistemet EEIS dhe ETIAS synojnë të forcojnë sigurinë dhe të përshpejtojnë procedurat e hyrjes në BE.
Me sistemin e ri, çdo qytetar që dëshiron të hyjë në një vend të BE-së duhet të deklarojë hyrjen e tij online dhe të paguajë një tarifë 7 euro.