U shënua viktima e 61-të e tragjedisë në Koçan, ndërroi jetë një tjetër pacient që trajtohej në Lituani
Ka ndërruar jetë një tjetër pacient që po trajtohej në Lituani, duke u bërë viktima e 61-të e tragjedisë në Koçan, transmeton Portalb.mk. Ai iu nënshtrua plagëve të marra nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars. Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura së shpejti nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. […]


Ka ndërruar jetë një tjetër pacient që po trajtohej në Lituani, duke u bërë viktima e 61-të e tragjedisë në Koçan, transmeton Portalb.mk.
Ai iu nënshtrua plagëve të marra nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura së shpejti nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Të premten, Aleksandar Karadakoski, i cili po ashtu po trajtohej në Lituani, iu nënshtrua plagëve të rënda të marra nga zjarri në “Puls”. Trupi i tij dje është sjellë në Maqedoni, ndërsa nesër do të varroset në Koçan.
Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.