U përurua edhe një pikë e përbashkët kufitare me Kosovën, RMV-ja paralajmëroi pika të tilla edhe me Shqipërinë e Serbinë
Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, ka paralajmërua pika të përbashkëta kufitare edhe në kalimet kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk. “Sistemi “One Stop” së fundmi u zbatua me Kosovën në kalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit, së shpejti do të lëshohet edhe me Republikën e Serbisë, ndërsa […]


Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, ka paralajmërua pika të përbashkëta kufitare edhe në kalimet kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.
“Sistemi “One Stop” së fundmi u zbatua me Kosovën në kalimin kufitar Bllacë – Hani i Elezit, së shpejti do të lëshohet edhe me Republikën e Serbisë, ndërsa do të vazhdojë zbatimi edhe me Republikën e Shqipërisë, ashtu që Maqedonia do ta zbatojë këtë sistem me të gjitha shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, paralajmëroi ministri Toshkovski.
Toshkovski sot përuroi sistemin “One Stop” në kalimin e dytë kufitarë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Glloboçicës – Jazhincë, duke vlerësuar se ky sistem sjell transport më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, dhe turizëm mes dy vendeve.
Ndryshe, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.