Toshkovski: Në diskotekë ka pasur rreth 500 persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski njoftoi se në diskotekën “Puls” në Koçan, ka pasur rreth 500 persona, shkruan TV21. Ai njoftoi se trupat e të gjitha viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe se shumica prej viktimave tashmë janë identifikuar. “Në diskotekë ka pasur diku, sipas informacioneve fillestare që i kemi, rreth […]

Mars 16, 2025 - 17:15
 0
Toshkovski: Në diskotekë ka pasur rreth 500 persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski njoftoi se në diskotekën “Puls” në Koçan, ka pasur rreth 500 persona, shkruan TV21. Ai njoftoi se trupat e të gjitha viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe se shumica prej viktimave tashmë janë identifikuar.

“Në diskotekë ka pasur diku, sipas informacioneve fillestare që i kemi, rreth 500 persona. Janë shitur diku 250 bileta sipas informacioneve që i kemi marrë. Emrat e të ndjerëve, pas përfundimit të identifikimit, do të dorëzohen te familjet. Është identifikuar numri më i madh i tyre. Të gjitha trupat që kanë qenë në suaza të ngjarjes penalo juridike, janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes”, deklaroi mes tjerash Toshkovski./tv21.tv