Thirrje nga ASH e Ziadin Selës: “Kthehuni në shtëpi”
Në një postim në rrjetet sociale, Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela ka shpërndarë një mesazh të hapur, duke i bërë thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të dikurshëm që The post Thirrje nga ASH e Ziadin Selës: “Kthehuni në shtëpi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një postim në rrjetet sociale, Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela ka shpërndarë një mesazh të hapur, duke i bërë thirrje anëtarëve dhe aktivistëve të dikurshëm që janë larguar nga kjo parti që të rikthehen në “shtëpinë e tyre politike”, trasmeton Flaka
“Ju që Aleancën për Shqiptarët e keni në zemër e në mendje dhe nuk e patë kurrë atë si mall për tregti… kjo është shtëpia juaj dhe ju këtu e keni vendin.”
Përfaqësuesit e ASH-së së Ziadin Selës theksojnë se ndarja nuk ka zbehur idealin e përbashkët dhe se pavarësisht vendimeve të kaluara, aktivistët e dikurshëm vazhdojnë të mbeten pjesë e frymës së vërtetë të kësaj partie.
Në tekstin e shpërndarë nga strukturat e ASH-së së Selës, kujtohet se kryetari Ziadin Sela “kurrë nuk lejoi që anëtarët e ndershëm të goditen apo nënçmohen”, dhe se ai vazhdon të ruajë respektin në mesin e atyre që u ndanë përkohësisht.
“Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi një, të frymojmë njëjtë e të ndjejmë njëjtë”, thuhet më tej në mesazh. Flaka
The post Thirrje nga ASH e Ziadin Selës: “Kthehuni në shtëpi” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .