“The Last of Us” – Rikthimi prekës i Joel emocionon fansat dhe zbulon të vërtetën e madhe

Episodi i parafundit i sezonit të dytë të “The Last of Us” solli një nga momentet më emocionale të serialit, me rikthimin e Joel-it (Pedro Pascal) nëpërmjet kujtimeve, duke zbuluar më në fund të vërtetën e gjatëpritur për Ellie-n (Bella Ramsey). Pasi Joel u vra brutalisht në episodin e dytë, fansat kishin kërkuar sqarime për […]

maj 19, 2025 - 11:15
 0
“The Last of Us” – Rikthimi prekës i Joel emocionon fansat dhe zbulon të vërtetën e madhe

Episodi i parafundit i sezonit të dytë të “The Last of Us” solli një nga momentet më emocionale të serialit, me rikthimin e Joel-it (Pedro Pascal) nëpërmjet kujtimeve, duke zbuluar më në fund të vërtetën e gjatëpritur për Ellie-n (Bella Ramsey).

Pasi Joel u vra brutalisht në episodin e dytë, fansat kishin kërkuar sqarime për boshllëqet mes dy sezoneve.

Episodi i fundit solli pikërisht këtë: një udhëtim në të kaluarën, që tregoi marrëdhënien komplekse të Joel dhe Ellie gjatë pesë viteve mes dy sezoneve – nga festimet e ditëlindjeve, deri te momentet e tyre më të ndjeshme e të vështira, shkruan DailyMail.

Pika kulmore ishte kur Joel pranoi më në fund se kishte gënjyer për Xixëllonjat – organizatën që donte të sakrifikonte Ellie për të prodhuar një kurë.

I prekur, ai i tha Ellie-t: “Nëse do të më duhej ta bëja sërish, do të bëja të njëjtën gjë… sepse të dua.” Ellie, mes dhimbjes dhe përpjekjes për të falur, iu përgjigj: “Nuk e di nëse mund të të fal, por do të doja ta provoja.”

Ky moment thellësisht emocional preku fansat, të cilët e përgëzuan interpretimin e Pedro Pascal dhe Bella Ramsey, duke e quajtur të denjë për Emmy.

Në rrjetet sociale, reagimet ishin të forta – nga lotët deri te deklaratat për “një nga episodet më prekëse të serialit”.

Seriali përfundoi me Ellie-n në ditët e sotme, në Seattle, duke u përgatitur për përballjen e saj me Abby – një tjetër kulm dramatik që pritet të mbyllë sezonin.