Stella Maxwell dhe Romee Strijd shkëlqejnë në tapetin e kuq në Kanë

Supermodelet Stella Maxwell dhe Romee Strijd morën vëmendjen në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë, duke u shfaqur me elegancë dhe stil në premierën e filmit “The Phoenician Scheme”. Stella, 35 vjeçe, mahniti me një fustan të zi të tejdukshëm me dantella, që theksonte linjat e saj elegante. E lindur në Bruksel nga prindër […]

maj 19, 2025 - 11:15
 0
Stella Maxwell dhe Romee Strijd shkëlqejnë në tapetin e kuq në Kanë

Supermodelet Stella Maxwell dhe Romee Strijd morën vëmendjen në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë, duke u shfaqur me elegancë dhe stil në premierën e filmit “The Phoenician Scheme”.

Stella, 35 vjeçe, mahniti me një fustan të zi të tejdukshëm me dantella, që theksonte linjat e saj elegante.

E lindur në Bruksel nga prindër irlandezë, ajo u duk si një yll i vërtetë në tapetin e kuq, duke tërhequr sytë e të gjithëve me paraqitjen e saj të guximshme, shkruan DailyMail.

Romee Strijd, 29 vjeçe, shkëlqeu me një fustan krem pa rripa dhe me pupla, që nxirrte në pah fizikun e saj të tonifikuar.

Me bizhuteri delikate, ajo dëshmoi se thjeshtësia është shpesh më mbresëlënëse.

Pjesë e eventit ishin edhe emra të njohur si Eva Longoria, Patrick Schwarzenegger dhe Daisy Edgar-Jones.

Eva tërhoqi vëmendjen me një fustan rozë elegant, ndërsa Daisy mahniti me një fustan me xixa.

Patrick u shfaq me një kostum të prerë me stil, duke dhënë nota klasike në mesin e shkëlqimit të yjeve.

Këtë fundjavë, festivali u shndërrua në një paradë mode dhe kinemaje, me yjet që dominuan Croisette-n me paraqitjet e tyre të sofistikuara dhe plot glamur.