Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit policor në Bit Pazar të Shkupit, është plagosur një kalimtare

Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë pranë stacionit policor të Bit Pazarit, pikërisht pranë institucionit që duhet të mbrojë dhe sigurojë rendin dhe qetësinë publike. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga MPB, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve të para një grua kalimtare, është plagosur, por nuk ka viktima. Forca të përforcuara policie, […]

Prill 25, 2025 - 15:15
 0
Të shtëna me armë zjarri pranë stacionit policor në Bit Pazar të Shkupit, është plagosur një kalimtare
Vendi ku ndodhën të shtënat në Çair (25.04.2025). Foto: Faton Curri/Portalb.mk

Pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë pranë stacionit policor të Bit Pazarit, pikërisht pranë institucionit që duhet të mbrojë dhe sigurojë rendin dhe qetësinë publike. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të para një grua kalimtare, është plagosur, por nuk ka viktima.

Forca të përforcuara policie, si dhe ambulanca, janë të pranishme në vendngjarje.

Vendi ku ndodhën të shtënat në Çair (25.04.2025). Foto: Faton Curri/Portalb.mk
Vendi ku ndodhën të shtënat në Çair (25.04.2025). Foto: Faton Curri/Portalb.mk