Taravari: VLEN është disfunksional, plot dallime – ASH do rikthehet te qytetarët

Ish-partneri i koalicionit VLEN dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka dhënë deklarata të forta lidhur me gjendjen e brendshme të këtij koalicioni, duke e quajtur atë The post Taravari: VLEN është disfunksional, plot dallime – ASH do rikthehet te qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 23:30
 0
Taravari: VLEN është disfunksional, plot dallime – ASH do rikthehet te qytetarët

Ish-partneri i koalicionit VLEN dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka dhënë deklarata të forta lidhur me gjendjen e brendshme të këtij koalicioni, duke e quajtur atë “disfunksional dhe plot dallime”.

Në një intervistë për televizionin “MCN” në Shqipëri, Taravari tha se VLEN ka pasur gjithmonë tendenca për t’u shkrirë në një parti të vetme, por ato janë shtyrë dhe zvarritur. Ai theksoi se menjëherë pas largimit të ASH-së nga koalicioni, pjesëtarët e VLEN mbajtën një mbledhje për bashkim, por nuk arritën të zgjedhin as kryetarin e partisë – sipas tij, një dëshmi e qartë për përçarjet dhe mungesën e unitetit brenda strukturës.

“VLEN ekziston si koalicion dhe ka tendenca për shkrirje në një parti. Kishte edhe më herët, por kjo prolongohej. Në momentin që ne u distancuam, ata të nesërmen mbajtën mbledhje për t’u bashkuar, por nuk zgjodhën kryetar partie. Kjo tregon se sa shumë dallime ka aty. Mendoj se ai koalicion është disfunksional, fatkeqësisht,” tha Taravari.

Ai gjithashtu komentoi për dorëheqjen nga Qeveria, duke theksuar se ishte një vendim i drejtë, pasi qytetarët kanë pasur shumë kritika dhe ndjesinë se shqiptarët po margjinalizohen në mënyrë të vazhdueshme.

“Partitë zakonisht ekzistojnë për të qenë në Qeveri dhe për të qeverisur sa më mirë. Konstatimi ynë ishte se po qeverisnim dobët. Kishim shumë kritika nga qytetarët dhe ishte e ndershme të lihej kolltuku dhe të kthehemi te qytetarët për të kërkuar mbështetje të re,” u shpreh ai.

Taravari shprehu bindjen se ASH do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke synuar fitimin e bashkive me një qasje të re dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve shqiptarë. Flaka Media

The post Taravari: VLEN është disfunksional, plot dallime – ASH do rikthehet te qytetarët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .