Taravari: Sot, tre ose katër pacientë do të lëshohen në shtëpi
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari informoi se sot është transporti i fundit i pacientëve që do të trajtohen jashtë vendit, që nga tragjedia në Koçan. Siç ka treguar ai, sot në orën 11:30 do të transferohen në Suedi dy pacientë dhe pas mesditës tre pacientë të tjerë. Ai vuri në dukje se në ditët në […]

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari informoi se sot është transporti i fundit i pacientëve që do të trajtohen jashtë vendit, që nga tragjedia në Koçan. Siç ka treguar ai, sot në orën 11:30 do të transferohen në Suedi dy pacientë dhe pas mesditës tre pacientë të tjerë. Ai vuri në dukje se në ditët në vijim mund të pritet kthimi i pacientëve të caktuar që po trajtohen jashtë vendit.