Takim unifikues apo takim përçarës!

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, u pajtuan për grupe pune për miratimin më të shpejtë të ligjeve për gjyqësorin nga Agjenda e reformave, për energjetikë dhe The post Takim unifikues apo takim përçarës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2025 - 23:15
 0
Takim unifikues apo takim përçarës!

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, u pajtuan për grupe pune për miratimin më të shpejtë të ligjeve për gjyqësorin nga Agjenda e reformave, për energjetikë dhe për projekte në shëndetësi. Takimin e tyre të parë Filipçe e vlerësoi të mirë dhe konstruktiv dhe pret që në grupe t’i bashkohen edhe partitë tjera.

“Të gjitha partitë politike do të ulen në tryezë. Kjo është thjesht për të mirën e vendit, ne nuk kemi as kapacitet të mjaftueshëm njerëzor nëse shikon të izoluar çdo parti politike, shohim gjithnjë e më shumë të rinj që largohen nga vendi, duhet të dërgojmë një mesazh bashkimi për të mirën e vendit”, tha Venko Filipçe.

Të dytë kanë biseduar edhe për eurointegrimin dhe ndryshimet kushtetuese.

“Fatkeqësisht kemi pozicione të ndryshme. I kuptoj pozicionet e kryeministrit, mbetet për këtë të flasim në mënyrë shtesë”, tha Filipçe.

Derisa ishin të ulur në të njëjtën tryezë Mickoski në Facebook shkroi se Maqedonisë i nevojiten përgjegjësi dhe mençuri. Nga qeveria njoftuan se kryeministri në takimin ka theksuar se sistemit i duhet reforma të thella.

“Është e nevojshme të mobilizohen të gjithë individët dhe strukturat përparimtare që mund të kontribuojnë në rrugën e zhvillimit të vendit. Interesat shtetërore maqedonase duhet të jenë pikënisja në diskutimet për çdo çështje, ku Mickoski i kërkon Filipçes që të përpiqet të jetë faktor konstruktiv në përkushtimin për ndryshim, reformë dhe përparim”, thonë nga Qeveria.

U theksua nevoja, vijon kumtesa nga qeveria, për të punuar për një të ardhme të përbashkët për qytetarët, si dhe për të arritur një konsensus midis palëve të ndryshme për çështjet kyçe të shtetit dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

“Në këtë kontekst, është e domosdoshme të mobilizohen të gjithë individët dhe strukturat progresive që mund të kontribuojnë në rrugën e zhvillimit të vendit. Interesat shtetërore maqedonase duhet të jenë pikënisje në bisedimet për çdo çështje, për të cilën Mickoski i kërkoi Filipçes të përpiqet të jetë një faktor konstruktiv në përkushtimin për ndryshime, reforma dhe përparim. Shteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të ndodhin reforma të thella në sistemin nga i cili qytetarët janë të pakënaqur, theksoi Mickoski gjatë takimit.Bashkëbiseduesit u dakorduan që të formohen grupe pune që do të diskutojnë mbi zgjidhjet ligjore reformuese që duhet të garantojnë angazhimet për përparim”, thonë nga qeveria.

U kërkua takim, unë menjëherë u përgjigja, nëse kishte ndonjë plan, për hir të së vërtetës, nuk kishte një të tillë, as ndonjë retorikë të tipit “ja ky është plani im, hapi një, dy ose tre”. Por thjesht kërkuan përfshirje dhe një proces gjithëpërfshirës. Vlerësoj se, si politikan dhe si njeri, si më të mëdhenj, duhet të tërheqim njerëz nga të gjitha shtresat e shoqërisë edhe intelektualë edhe organizata joqeveritare dhe parti politike që mund të ndihmojnë në disa procese të caktuara, tha kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski në intervistë për emisionin “Pro ose kundër” në TV Alfa.

Kryeministri Mickoski theksoi se, pavarësisht dallimeve që ka me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, është i nevojshëm uniteti dhe bashkimi për çështjet e rëndësishme për Maqedoninë.

“Unë vlerësova se me një takim të tillë do të dërgojmë një mesazh se ne, politikanët, kemi mësuar leksionin dhe se ndaj qytetarëve duhet të reflektojmë një mesazh bashkimi, uniteti, veçanërisht rreth çështjeve kyçe, themelore dhe t’i shohim gjërat nga një këndvështrim tjetër kur bëhet fjalë për këtë lloj çështjesh. Në të njëjtën kohë, në kushte zie dhe një gjendje emocionale të veçantë të popullsisë, të dërgojmë mesazhin se politikanët nuk janë ata që komunikojnë në bazë ditore me pasione të ulëta dhe përpiqen të përfitojnë ndonjë pikë politike përmes manovrave politike. Përkundrazi, mund të tregohet gjerësi dhe kjo gjerësi mund të reflektohet te opinioni, tha me vendosmëri Mickoski dhe shtoi se opinioni le të gjykojë nëse ka gabuar apo ka bërë një hap të duhur që ka realizuar takim liderësh me kryetarin e LSDM-së, Filipçe.

Opinioni le të gjykojë nëse kam gabuar apo kam bërë një hap të duhur, por në këtë moment, kjo është e nevojshme për Maqedoninë.

Takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të opozitës maqedonase, Venko Filipçe ka nxitur reagimet e partive politike. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thanë se takimi i sotëm ka për qëllim krijimin e koalicionit monoetnik, që ka si synim thelbësor riformatimin e modelit politik të shtetit nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike.

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se në skenën publike do të na demonstrohet koalicioni monoetnik, që sipas tyre, ka për qëllim thelbësor të riformatojë modelin politik të shtetit – nga një demokraci multietnike, në një demokraci monoetnike.

Edhe pse në opinion do të prezantohen pika të tjera, na lejoni t’jua prezantojmë rendin e ditës së takimit të sotëm – atë që nuk do ta dëgjoni në publik: Pika 1: Mosndëshkueshmëria, Si të mos mbajnë përgjegjësi. Çfarë sistemi gjyqësor na nevojitet në mënyrë që të vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin në publik, por në thelb të mbrojnë njëri-tjetrin – edhe kur bëhet fjalë për tragjedi si ajo e Koçanit”.

“Pika 2: Si t’i largojnë shqiptarët nga të gjitha vendimmarjet politike dhe ekonomike, nga të gjitha nivelet e pushtetit në shtet, dhe më pas t’i mbajnë në periferi të zhvillimeve shoqërore. Ky plan nuk është i ri – është përgatitur para tre vitesh me marrëveshjen notore Mickoski-Zaev me ndërmjetësim të oligarkëve, kryesisht si çadër mbrojtëse për oligarkinë tranzicionale në vend”.

“Plani tashmë po realizohet, përmes shfuqizimit të Balancerit, vendimmarrjes monoetnike të Gjykatës Kushtetuese, por edhe largimit sistematik të shqiptarëve nga një numër i madh pozicionesh të larta në administratën shtetërore. Duhet theksuar se zbatimi i këtij plani është i pamundur pa gjetjen e “shqiptarëve të ndershëm” – ata që do të shërbejnë për të krijuar një legjitimitet të rremë për një konsensus të supozuar multietnik për këtë ristrukturim politik”, thonë nga BDI.

Në fund ata u “bëjnë thirrje të gjithë spektrit politik dhe jo politik shqiptar në vend, përfshirë edhe liderët e koalicionit VLEN, që së bashku ose secili veçmas, të shprehin qartë dhe fuqishëm revoltën e tyre ndaj këtij tentimi për të riformatuar shtetin dhe të mos lejojnë të përfshihen në një plan për diskualifikimin e plotë të shqiptarëve nga rrjedhat shoqërore”.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës vlerësojnë se takimi Mickoski-Filipçe është për të mbrojtur njëri-tjetrin, oligarkinë maqedonse dhe forcimin e shtetit monoetnik.

“Se çfarë do të flasin Mickoski dhe Filipçe është e ditur. Ky i fundit bashkë me të gjithë miqtë e tij do të shpëtojnë nga çdo përgjegjësi ligjore për bëmat e tyre, ndërsa të dy bashkë do të projektojnë sistemin e ri që do të vazhdojë të godet shqiptarët, të deshqiptarizojë shtetin, të përndjek shqiptarët dhe të forcojë regjimin monoetnik. Pyesim VLEN çfarë duhet të ndodh më shumë që të kthjellen”, thonë nga ASH, krahu i Selës.

Nga VLEN kujtuan BDI-në se vuan nga sindromi siç thonë i dashnores së braktisur prandaj nuk mund të pajtohen me faktin se Venko Filipçe po i braktis në mes të rrugës.

“Në vend që të merren me shpifje dhe sulme ndaj koalicionit VLEN, ne edhe një herë i ftojmë publikisht të ndalin përhapjen e gënjeshtrave dhe manipulimeve, që s’kanë tjetër qëllim veçse të justifikojnë planet e tyre për bojkot të zgjedhjeve lokale, një përpjekje e mjerë për të krijuar krizë politike dhe për të shpëtuar vetveten. Më në fund duhet ta kuptojnë se pikërisht për shkak të sundimit të tyre të zhytur në krim, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Nuk ka plane publike apo sekrete për të larguar shqiptarët nga askund”, thonë nga VLEN.

Ky takim nuk i pëlqeu as ZNAM-it qeveritar. LSDM dhe Venko Filipçe absolutisht nuk kanë kredibilitet politik, as legjitimitet të ofrojnë çfarëdo llpj konceptesh për Maqedoninë në këtë moment, reaguan një ditë më herët nga partia ZNAM.

“Që këtej, Venko Filipçe dhe LSDM nuk mund të jenë zgjidhje e problemeve, sepse treguan se ata janë problem për çdo zgjidhje”, theksojnë nga ZNAM dhe pyesin nëse lideri i vetëshpallur i opozitës me këtë kërkon mënyrë që të faktorizohet si faktor politik në opinion dhe të ulet në tyrezën negociuese, duke e pasur parasysh gjendjen e dëshpëruar të partisë së tij.

Nga ZNAM theksojnë se “ministri i deridjeshëm në qeveritë e Zoran Zaevit, prëgjegjës për gabimet e thella sistematike në shoqëri, drejtpërdrejtë përgjegjës për tragjedinë në Tetovë me spitalin modular ku jetën e humbën 14 persona, furnizimin kriminel të vaksinave në kohën e krizës me KOVID 19, rastin në klinikën për Onkologji ku në vend të kimiterapisë të së,urëve u jepej tretje fiziologjike, pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në miratimin e ndryshimeve të Kodit penal, ku u amnistuan funksionarët nga regjimi i Gruevskit, por edhe funksioanrë të alrtë të LSDM-së në krye me mentorin e tij Zoran Zaev, sot propozon KONCEPT për dialog të RI shoqëror në Maqedoni”.

“Opinioni në Maqedoni nuk është demente që të harrojë se drejtori i Fondacionit ZAEV në tetë vitet e kaluara e promovonte konceptin Një Shoqëri për të GJITHË, një për Vicen”, ceket në reagimin e ZNAM.

Mexhiti: Takime të liderëve maqedonas ka pasur çdoherë e më shumë në kohën e BDI-së!

Edhe zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka komentuar takimin e dy liderëve maqedonas kryeministrit Mickovski dhe atij opozitar Filipçe, me çka Mexhiti e cilëson si takim normal, e që sipas tij takime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën.

“Takimi i sotëm mes Mickoskit dhe Filipçes, është një takim mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Takime të tilla ka me dhjetra edhe në kohën e Zaevit edhe në kohën e Kovaçevskit. Ne nuk e kemi ndërmend të impnohemi kur duan të takohen dy kryetar të partive maqedonase por nuk është hera e pare. Së paku këto që regojnë nuk kanë të drejtë morale në këtë drejtim”, tha zëvëndëskryeministri Mexhiti.

Lexo edhe: A i parapriu takimi Filipçe – Nikolloski takimit të nesërm të liderit të LSDM-së me Mickovskin?!

Nesër do të bëhet takimi Mickoski – Filipçe, vijnë reagimet! 

The post Takim unifikues apo takim përçarës! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .