Syla për Qeverinë: I urreni uniformat e Kosovës njësoj sikur i keni urrejtë ato të UÇK-së

Gazmend Syla i OVL-UÇK në Pejë ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën. Ai në Facebook ka thënë se policia që nga sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, po  të njëjtit polic janë në detyrë, pa u zëvendësuar. Syla tutje, tha se Qeveria aktuale i urren uniformat e Kosovës, njëjtë sikurse ato të

dhjetor 4, 2024 - 17:00
 0
Syla për Qeverinë: I urreni uniformat e Kosovës njësoj sikur i keni urrejtë ato të UÇK-së
syla-per-qeverine:-i-urreni-uniformat-e-kosoves-njesoj-sikur-i-keni-urrejte-ato-te-uck-se

syla-per-qeverine:-i-urreni-uniformat-e-kosoves-njesoj-sikur-i-keni-urrejte-ato-te-uck-se

Gazmend Syla i OVL-UÇK në Pejë ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Ai në Facebook ka thënë se policia që nga sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, po  të njëjtit polic janë në detyrë, pa u zëvendësuar.

Syla tutje, tha se Qeveria aktuale i urren uniformat e Kosovës, njëjtë sikurse ato të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Reaguesit e parë, policia, që nga nata kur ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, vazhdojnë të jenë të njëjtit pa asnjë ndërrim/zëvendësim. Njëherë i dërgon vonë, pasi ndodhi sulmi ku nuk kishte asnjë mbikqyrje mbi këtë pikë kyçe, tash i mbanë të njëjtit me pauza 4/5 orëshe duke shkelur çdo parametër.

More as erë nga siguria e organizimi rreth saj nuk keni, apo jeni duke e bë me qëllim me e i diskreditu policinë ashtu sikurse i keni dhunu e sulmu në çdo protestë.

Veshni çizmet tash, shkoni prapë, shihni në çfarë gjendje është policia sot pas 4 ditësh.

Ju i urreni uniformat e Kosovës njësoj sikur i keni urrejtë ato të UÇK-së.

(Në foto: Sveçla kur sulmonte këtë polici me gurë!)