“Super-heronjtë” befasojnë fëmijët në Pediatri

Fëmijët që ndodhen të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë nga dritarja kanë parë figurat e super-heronjve, të cilët i kanë edhe idol. Ata janë befasuar nga “Super-heronjtë” , aktivitet ky që u organizua nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me “Klubin Alpin Prishtina”. Vullnetarët kanë performuar në katet, dhomat dhe oborrin e kësaj klinike

dhjetor 13, 2024 - 13:45
 0
“Super-heronjtë” befasojnë fëmijët në Pediatri
“super-heronjte”-befasojne-femijet-ne-pediatri

“super-heronjte”-befasojne-femijet-ne-pediatri

Fëmijët që ndodhen të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë nga dritarja kanë parë figurat e super-heronjve, të cilët i kanë edhe idol.

Ata janë befasuar nga “Super-heronjtë” , aktivitet ky që u organizua nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me “Klubin Alpin Prishtina”.

Vullnetarët kanë performuar në katet, dhomat dhe oborrin e kësaj klinike, duke krijuar kështu atmosferë te fëmijët e pranishëm, raporton EO.

Performanca e sotme ishte e katërta e organizuar në këtë klinikë.