Sot, nesër dhe të hënën, Qyteti i Shkupit do të bëjë spërkatjen kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 28 dhe 29.06.2025 (e shtunë dhe e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave, dhe më 30.06.2025 (e hënë) do të fillojë dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave, transmeton Portalb.mk. Dezinfektimi tokësor kundër formave të […]

qershor 28, 2025 - 13:30
 0
Sot, nesër dhe të hënën, Qyteti i Shkupit do të bëjë spërkatjen kundër mushkonjave
Dezinfektim i mushkonjave, foto: Qytetit i Shkupit

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 28 dhe 29.06.2025 (e shtunë dhe e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave, dhe më 30.06.2025 (e hënë) do të fillojë dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave, transmeton Portalb.mk.

Dezinfektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të kryhet nga 30.06 (e hënë) deri më 03.07.2025 (e enjte), në periudhën nga ora 22.00 deri në 03.00, ditën tjetër.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinsektimin, i njëjti do të kryhet ditën e parë pasuese, kur kushtet e motit janë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.