Sindikalisti Sefaj: Të shkarkohet bordi i ri i ZRRE-së dhe të anulohet vendimi për shtrenjtimin e rrymës

Sindikalisti Ali Sefaj ka njoftuar për “Front Online” se protesta e radhës do të mbahet në fundjavën e ardhshme para Kuvendit të Kosovës. Sipas Sefajt, qëllimi i protestës është presioni ndaj institucioneve që pas konstituimit të Kuvendit të shkarkojnë Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). “Protesta e radhës presim që të mbahet fundin

Prill 27, 2025 - 19:00
 0
Sindikalisti Sefaj: Të shkarkohet bordi i ri i ZRRE-së dhe të anulohet vendimi për shtrenjtimin e rrymës
sindikalisti-sefaj:-te-shkarkohet-bordi-i-ri-i-zrre-se-dhe-te-anulohet-vendimi-per-shtrenjtimin-e-rrymes

sindikalisti-sefaj:-te-shkarkohet-bordi-i-ri-i-zrre-se-dhe-te-anulohet-vendimi-per-shtrenjtimin-e-rrymes

Sindikalisti Ali Sefaj ka njoftuar për “Front Online” se protesta e radhës do të mbahet në fundjavën e ardhshme para Kuvendit të Kosovës.

Sipas Sefajt, qëllimi i protestës është presioni ndaj institucioneve që pas konstituimit të Kuvendit të shkarkojnë Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Protesta e radhës presim që të mbahet fundin e javës tjetër. Protesta do të mbahet para Kuvendit. Po presim që pas konstituimit të Kuvendit të shkarkohet bordi i ZRRe-së e të emërohen Bordi i ri, i cili do ta anuloj vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike”, deklaroi Sefaj.