Shqiptaro-amerikanët me peticion, i kërkojnë Qeverisë ta heq taksën ndaj mallrave amerikane

Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane, ka nisur një peticion online ku u bën thirrje qytetarëve ta nënshkruajnë për heqjen e taksës së Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në shpjegimin e peticionit, thuhet se duke hequ tarat për mallrat amerikane, Kosova do të rikonfirmonte përkushtimin e saj ndaj kësaj aleance dhe do të ndërmerrte një

Prill 14, 2025 - 11:45
 0
Shqiptaro-amerikanët me peticion, i kërkojnë Qeverisë ta heq taksën ndaj mallrave amerikane
shqiptaro-amerikanet-me-peticion,-i-kerkojne-qeverise-ta-heq-taksen-ndaj-mallrave-amerikane

shqiptaro-amerikanet-me-peticion,-i-kerkojne-qeverise-ta-heq-taksen-ndaj-mallrave-amerikane

Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane, ka nisur një peticion online ku u bën thirrje qytetarëve ta nënshkruajnë për heqjen e taksës së Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në shpjegimin e peticionit, thuhet se duke hequ tarat për mallrat amerikane, Kosova do të rikonfirmonte përkushtimin e saj ndaj kësaj aleance dhe do të ndërmerrte një hap proaktiv drejt integrimit dhe besimit më të thellë ekonomik, e po ashtu do të dërgonte një mesazh të qartë dhe pozitiv për komunitetin global: se Kosova nderon miqtë e saj dhe njeh vlerën e madhe të partneritetit të saj me Shtetet e Bashkuara.

“Në mënyrë të pabesueshme, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë – një vend që shpall haptazi ambiciet e saj territoriale dhe vazhdon të destabilizojë Kosovën dhe rajonin – ndërsa vazhdon të mbajë një tarifë prej 10% për mallrat amerikane!”.

Peticionin e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook.