Shkupi dhe Sofja nuk po gjejnë paqe – por vetoja bullgare është STOPI i Maqedonisë për Evropë!
Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka njoftuar se i ka dorëzuar një notë proteste ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi Popovska, për shkak të asaj që e The post Shkupi dhe Sofja nuk po gjejnë paqe – por vetoja bullgare është STOPI i Maqedonisë për Evropë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka njoftuar se i ka dorëzuar një notë proteste ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi Popovska, për shkak të asaj që e cilëson si “rastet e përsëritura të përdhosjes së simboleve kombëtare bullgare” në territorin e Maqedonisë së Veriut, tramsmeton Flaka
Në një takim zyrtar me Jordan Prvanov, Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Evropiane në MPJ-në bullgare, është shprehur shqetësim serioz për incidentet që, sipas autoriteteve bullgare, dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe frymën e bashkëpunimit në rajon.
Incidenti më i fundit ka ndodhur më 4 maj 2025, në varrin e figurës historike Gotse Delçev, pranë Kishës së “Shën Spasit” në Shkup. Sipas mediave bullgare, disa orë pas vendosjes së kurorave për nder të përvjetorit të lindjes së Delçevit, është vërejtur se vetëm shiritat me flamurin bullgar në kurorat përkatëse janë hequr, ndërsa të tjerat janë lënë të paprekura.
“Dënojmë kategorikisht veprime të tilla armiqësore ndaj simboleve kombëtare bullgare”, thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
Autoritetet bullgare kërkojnë nga Shkupi hetim të plotë dhe masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.
Ky zhvillim pritet të shtojë tensionet në raportet mes dy vendeve, veçanërisht në një periudhë delikate të marrëdhënieve të tyre në kontekstin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Flaka Media
The post Shkupi dhe Sofja nuk po gjejnë paqe – por vetoja bullgare është STOPI i Maqedonisë për Evropë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .